Tërmet në skenën politike, Gashi u takua mbrëmë me Mickoskin e VMRO-së

Autori

Autori

Portali Tetova

February 9, 2023, 08:02

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmë në Kuvend.

Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk e mohoi takimin e kreun e opozitës maqedonase, Mickoski.

Ai deklaroi se është detyrë e liderëve dhe politikanëve që të takohen në të mirë të vendit.

“Në Parlament kemi takime të ndryshme me gjithë kyetarët e partive politike. Këto ditë do të kem takime të ndryshme me plotë deputetë. Për momentin jemi duke biseduar për intencën kryesore që të arrihet deri të ndryshimet kushtetuese e një numër prej 80 deputetëve. Këtë e kemi shumë të rëndësishme.

Në funksion të kësaj është detyra jonë që të takohemi me të gjithë kolegët e të bisedojmë që si mund ta arrijmë këtë qëllim sa më shpejtë. Derisa takohemi në Parlament është çështje e takimeve që kanë të bëjnë me funksionimin dhe arritjen e shumicës së 2/3-ve në Parlament”, deklaroi për Klan Macedonia Afrim Gashi duke dalur nga Kuvendi.

 

Ndërkaq kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki nuk deshi ta pranojë takimin me Gashin. Vetëm shkurtimisht deklaroi se janë përshëndetur.

“Me z. Micevski u takuam folëm për aktivitetet e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në periudhën që po vjen… Me z. Gashi kalimthi u përshëndetëm në korridor”, tha Mickoski.

Takimi në fjalë vjen pas atij që kreu i Alternativës e kishte me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, më herët gjatë ditës, ku siç raportohet, kryeministri ia ka kumtuar Gashit marrëveshjen me ASH-në dhe pozitat që partnerët e koalicionit qeveritar duhet t’i lirojnë për partinë e Taravarit.

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_8082
Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_8069
A do të jetë ministër i brendshëm? Mexhiti nuk e mohon
IMG_8068
Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj
IMG_8034
Transparence Internacional: Nivel i lartë i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut
IMG_8029
Mexhiti porosi Mickoskit dhe Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, mos u prekni aty

DIASPORA