Drin Ahmeti, nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti është ndaluar sonte nga policia në qendër të Shkupit.
Ndalimi u bë nga pjesëtarët e njësisë speciale të policisë “Tigrat”, pasi në një makinë Range Rover u gjet një sasi e madhe mjete piroteknike.
Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin.-Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën “Samuilova” në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajaz-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet një parashtresë përkatëse”, është përgjigjur MPB-ja.(INA)