Lajme

Universiteti i Tetovës dhe Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi

December 30, 2023, 08:12

Drejtuesit e Ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga drejtori Ejup Rustemi, sot qëndruan për vizitë pune në Universitetin e Tetovës. Me këtë rast, ato u pritën në takim nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli; Prorektori për Financa, Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftijari; Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Selajdin Salihu; Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Enis Jakupi; udhëheqësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari Zeqiri dhe shefja e kabinetit të Rektorit, Valmisa Novi.

Në këtë takim palët diskutuan për shumë çështje, ku dy institucionet tona në të ardhmen mund të bashkëpunojnë. Prorektorja për Financa e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftijari, në këtë takim u shpreh se Universiteti i Tetovës i ka të gjitha kapacitetet e mundshme për të bashkëpunuar me ndërmarrjen për rrugët shtetërore, si me angazhimin e stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara dhe jo vetëm, por edhe të studentëve për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme, e në veçanti në projektin e Korridorit të Tetë, ku pedagogët dhe studentët tanë do të mund të kyçen dhe të jenë pjesë e këtij projekti, që është një nga investimet më të mëdha në vendin tonë.

Ajo, po ashtu shtoi se, edhe Laboratori për testimin e materialeve për ndërtim i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara mund të jetë një ndihmesë e madhe për kompanitë, të cilat do të jenë të kyçura në ndërtimin e Korridorit të Tetë.

The patek rose gold sky moon is an orological masterpiece, with a celestial display and intricate complications.

Ndërsa, drejtori i Ndërmarrjes publike e rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi tha se, ne si ndërmarrje publike e rrugëve shtetërore jemi shumë të interesuar që bashkëpunimin tonë ta zhvillojmë sa më shumë me universitetet, sidomos me Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, me qëllim që të investojmë në krijimin e kuadrove profesionale, për arsye se gjithë kjo infrastrukturë rrugore kërkon mirëmbajtje dhe këtë do të na e lehtësonin profesionistët, të cilët me njohuritë e tyre do të kontribuonin në tejkalimin e barrierave dhe sfidave, që do të ishte një ndihmesë e madhe për ne.

Po ashtu, në këtë takim u firmos edhe një memorandum bashkëpunimi mes Universitetit të Tetovës dhe Ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Memorandumi në fjalë parasheh forma të ndryshme të bashkëpunimit, përfshirë krijimin dhe organizimin e veprimtarive që synojnë mirëqenien e përgjithshme e të dy institucioneve; Pjesëmarrje në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe ngjarje të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve.

Në Memorandumin e nënshkruar nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, Ejup Rustemi, ndër të tjera parashihet që palët të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve. Gjatë krijimit të projekteve që lidhen me grupin respektiv, të dyja palët do të informojnë në mënyrë të ndërsjellë planifikimin e aktiviteteve të projektit dhe do të zbatojnë projekte të përbashkët.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4222
“Jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”, Kurti për marrëdhënien me SHBA-në: Nuk mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë…
IMG_4220
“Do të forcojmë ushtrinë”, marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti: Pres më tepër mbështetje, por sukseset që kemi pasur janë të pamohueshme
IMG_4218
“Ka 48 baza serbe në formë patkoi”, Kurti në Top Story për dialogun: Nuk vrapoj unë pas Vuçiçit në Beograd për të nënshkruar marrëveshjet
IMG_4200
Dy vëllezërit shqiptar Boletin Hasani dhe Fitim Hasani, pronar të klubit futbollistik në Zvicër, biznesmen të suksesshëm
IMG_4203
Lëvizja BESA befason në Saraj, prezencë madhështore në kuvendin e degës
Edi Rama
Rama për zgjedhjet në Kosovë: Jam mik dhe i respektoj të gjithë, nuk kam asnjë preferencë