Presidenti i Serbisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbis, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë, dhe i urdhëroi ato që urgjentisht të lëvizin në drejtim të vijës administrative me Kosovën, ka mësuar Novosti.
Vuçiq ka vendosur për këtë veprim për shkak të incidenteve në mes policisë speciale të Kosovës dhe serb në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Gjithashtu, presidenti i Serbisë kërkoi nga NATO që urgjentisht të ndalojë dhunën ndaj serbëve.