Kryetari i sapo zgjedhur i degës së ASH-së në Tetovë, Pëllumb Vela nëpërmjet rrjetit social facebook ka bërë një dedikim për aktivistët e ASH-së.
“Po ju drejtohem tani më si Kryetar legjitim i Degës së Tetovës i ASh-së për t’jua rikujtuar se, megjithëse jam i ri në këtë subjekt politik, kam aq përvojë dhe jam i vetëdijshëm se kontributi i secilit prej jush, që nga themelimi i këtij subjekti e deri më sot,
ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për avancimin e subjektit në fjalë dhe unë do të vazhdoj të mbështes pa rezervë gjithkënd që ka qenë i rreshtuar pranë këtij subjekti, duke ju premtuar se puna dhe mundi i askujt nuk do të shkojë huq.
Shpresoj t’ua shpërblej të gjithëve angazhimin dhe përkushtimin”, ka shkruar Vela./tetova1/