Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se shefi i BIA-s serbe Aleksandar Vulin, nuk është sanksionuar nga ShBA-ja për shkak të krimit, “por për shkak të marrëdhënies së tij me Rusinë”.
Në një përgjigje për gazetarët, Vuçiq tha “se unë e di që kokainë është gjetur në Shtëpinë e Bardhë, e jo në zyrën e Vulinit”.
Presidenti serb tha se nesër do të flasë për më shumë detaje rreth kësaj çështje, shkruan B92.
“Nesër do të flas me detaje, por unë e di që kokaina nuk u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Sanksionet ndaj Vulinit nuk janë vendosur për shkak të krimit, por për shkak të marrëdhënies së tij me Rusinë – tha Vuçiq./Periskopi/