Deputeti i Lëvizjes BESA – Fadil Zendeli ka deklaruar se ata si subjekt politik kanë ftesë nga Edi Rama, por përveç BDI-së askush tjetër s’ka nevoj për një takim të tillë, informon “tetova1”.
“Kemi ftesë nga kryeministri i Shqipërisë për takimin e nesërm. Kryesia qendrore vendosi që ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama, por si parti politike Lëvizja Besa nuk jemi gati të ulemi në të njëjtën tryezë me BDI-në. BDI-së në këtë moment i duhet një takim në Tiranë.
Nuk shohim që dikush tjetër ka nevojë për një takim të tillë. BDI ka interes për një takim të tillë siç e ka keqpërdorur në vitin 2017 për qëllimet e veta.
Sa herë që kanë problemet e tyre të brendshme me kundërshtarët e tyre të brendshëm, (BDI) kërkojnë ndihmë nga rajoni. Ne nuk shohim se duhet t’u vijmë në ndihmë tani”, la deklaruar Zendeli.
/tetova1/