Lajme

13 vjet nga vrasja e Harun Aliut me shokë, vrasja në rrethana të mistershme

Autori

Autori

Portali Tetova

May 12, 2023, 09:05

Sot mbushen 13 vjet nga vrasja e Harun Aliut – komandant Kushtrimit së bashku me shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni.

Vrasja e tij dhe rrethanat ende mbeten mister dhe mbeti gjithmonë sipas versionit zyrtar policor, përcjell INA.

Sipas raportit të policisë që atëkohë drejtohej nga ministrja Gordana Jankullovska thuhet kështu: “Në orët e mëngjesit në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Radushë ka neutralizuar një grup të armatosur prej katër personave të cilët kanë udhëtuar me një furgon të bardhë përplot me armatim”.

Më vonë u kumtua se të vrarët nga ana e policisë ishin Xhafer Shala 31 vjeçar nga Prishtina, Qemal Fejzullahun 47 vjeçar nga fshati Gërçec i Shkupit, Shaban Zenuni 36 vjeçar nga fshati Merovë i Tetovës dhe Harun Aliu, 39 vjeçar nga Shkupi.

Por skenari ndaj Harun Aliut ishte përgatitur shumë më përpara. Atij i ishte faturuar vrasja e një pjesëtari të njësitit policor “Tigrat” , një incident që kishte ndodhur më 3 janar 2008, kur një makinë në lëvizje kishte shtënë në drejtim të furgonit të policisë speciale, ku mbeti i vrarë polici Zoran Markovski, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Për këtë incident policia e Maqedonisë akuzoi Harun Aliun si pjesë e grupit që kishte kryer sulmin dhe më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm. Që nga ky rasti Harun Aliu arratiset dhe ishte i pakapshëm për autoritetet. Ai në disa deklarata të tij më pas mohoi ta ketë kryer sulmin dhe akuzoi se bëhet fjalë për proces të montuar politik ndaj tij nga Qeveria e Maqedonisë.

Harun Aliu atë periudhë ishte aktiv edhe në politikë me subjektin politik Alternativa Kombëtare, i pakënaqur me zhvillimet dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve.

Por 12 maji i 2010 ishte i kobshëm për të dhe bashkëveprimtarët e tij.

Vrasja e mistershme

Në shumë debate dhe forume sociale është komentuar se vrasja ishte në rrethana të mistershme, e që nga zyrtarisht nga MPB e asaj kohe e Jankullovsës thuhej se lokaliteti i vrasjes ishte “në afërsi të Radushës”. Por gjithnjë ka pasur spekulime të ndryshme, se a ka qenë aty vendi i ngjarjes së vrasjes aop janë ekzekutuar dhe më pastaj janë sjellë në këtë lokacion me qëllime tendencioze.

Banorët e rrethinës të gjithë e dinë se vendi te pishat ku MPB e prezantoi si vend ngjarje është te udhëkryqi ku ndahen rrugët per fshatin Rashçe dhe fshatin Radushë, mirëpo lokacioni i përket kufirit midis njësisë kadastrale të fshatit Svillare e Poshtme dhe njësisë kadastrale të fshatit Svillaree e Epërme. Banorët e vendit e quajnë lokacionin, “te çeshma” dhe banorët e llogarisin si territor i fshatit Svillare e Epërme prej nga lidhet edhe një rrugë alternative e pa asfaltuar direkt nga Svillarja e Epërme me këtë lokacion dhe vazhdon si rrugë malore deri në zonën kufitare.

Nga simulimet që janë bërë nga Google Maps lehtë mund të shihet largësia e vendngjarjes nga të gjitha fshatrat e rethinës si Radusha, Rashçja, Svillarja e Poshtme, Svillarja e Epërme, Kondova si dhe Kuçkova e banuar me maqedon e cila në vijë ajrore është më afër vendngjarjes se sa Radusha të cilën e përmend Raporti i MPB-së i asaj kohe, por pikërisht kjo tendencë ngjallë edhe dyshimet dhe prapaskenat e MPB-së për ta paraqitur të vërtetën e shtrembëruar për rastin e vrasjes së mistershme të Harun Aliut-Komandant Kushtrimit. Ky rast asnjëherë nuk pati një rihetim apo kërkesë për hetim nga Prokuroria Speciale, për të cilën nismë kishte zëra dhe kërkesa që mbeten vetëm në letër. (INA)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë

Më shumë nga kategoria

IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
459127001_914849010677482_6682109737744486797_n
Ja prishin 'tymin' drejtorit, Shkodran Tolaj 'fluturon' nga pozita
Saranda-Imeri1-768x512-1
Saranda Ymeri: Blerim Bexheti, kujt po i shet patriotizëm
Bashkimi_Gallate-780x470-1
Banori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it
Screenshot_1252
Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”
rijadshhh
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
Kufiri_Bllace_1-780x470
“Gashi në Kufi”, MPB-ja me procedurë disiplinore ndaj gjashtë policëve

DIASPORA