Uncategorized

2.3 milionë euro mbështetje financiare për startup-et, nëpërmjet thirrjes “Startup 5”

December 21, 2023, 03:12

Fondi për Inovacioen dhe Zhvillim Teknologjik ka shpallur sot fituesit e mbështetjes financiare përmes thirrjes publike për “Grante të bashkëfinancuara për shoqëri tregtare të sapothemeluara start-up dhe spin-off”, përmes së cilës shpërndahen 2.3 milionë euro për zhvillimin dhe nxitjen e inovacionit tek sipërmarrësit vendas dhe fillimin e bizneseve të tyre.

Gjithsej 61 aplikacione për projekte (29 ndërmarrje dhe 31 ekipe projekti) janë mbështetur përmes thirrjes “Startup – 5”, të cilat do të fillojnë me realizimin e ideve të tyre inovative dhe projekteve të biznesit që lidhen me hulumtimin dhe zhvillimin. Nga buxheti i përgjithshëm i thirrjes, 2.3 milionë euro janë investim i FIZHT, ndërsa 412 mijë euro janë mjete që do të investohen nga vetë ndërmarrjet.

Gjatë manifestimit, drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili, theksoi se vërtet e gëzon fakti që mbështetja përmes thirrjes “Start Up” është rritur vazhdimisht ndër vite, kështu që sot bashkë me këto 61 projekte të reja, gjithsej 348 ndërmarrje, gjegjësisht 31% e totalit të ndërmarrjeve të mbështetura nga të gjitha instrumentet e FIZHT që po zbatojnë ose do të zbatojnë idetë e tyre të biznesit.

Halili shtoi se Fondi sheh një potencial vërtet të madh në idetë e njerëzve të rinj dhe inovatorë dhe dëshmi për këtë është mundësia që prezantuam në thirrjen Start Up, për të aplikuar ekipet e projektit, të cilët kanë detyrimin të regjistrojnë ndërmarrjet e tyre startup brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit dhe përzgjedhja. “Jam shumë i lumtur që kjo mundësi u shfrytëzua nga 32 ekipe të projektit, kështu që ne arritëm t’i motivojmë këta të rinj që t’i shndërrojnë idetë e tyre të biznesit në një biznes të suksesshëm, por edhe t’i mbajmë të rinjtë të zhvillohen këtu, në vendin tonë. Jeni ju, të rinjtë dhe ndërmarrjet tuaja, ata që jeni thelbi i shëndetshëm i ekonomisë që do të na çojë përpara, drejt fillimeve të reja dhe një të ardhmeje më të mirë. Me këtë thirrje, ne kemi riafirmuar angazhimin tonë për të nxitur një kulturë të inovacionit dhe teknologjisë në shoqërinë tonë”, tha Halili.

Në thirrjen “Start Up”, e cila është e pesta me radhë, në FIZHT arritën 363 aplikime për projekte nga ndërmarrje dhe ekipe projektesh, gjë që flet për numrin e madh të entuziastëve dhe sipërmarrësve, të cilët falë instrumenteve të tillë ndjejnë guximin për të filluar zbatimin e ideve të tyre inovatore. Në bazë të vendimit të Komisionit të Miratimit të Investimeve, janë përzgjedhur për financim 61 projekte në kuadër të instrumentit “Start Up”, të cilët nga sot do të nisin zbatimin e ideve të tyre inovatore dhe zgjidhjeve kreative.

https://www.facebook.com/photo?fbid=920342892989511&set=a.481984456825359

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler