Bota

20 vjeçari shqiptar mashtron dy homoseksualë në Zvicër, ua vodhi 1.2 milion

Autori

Autori

Portali Tetova

July 7, 2023, 12:07

Një 20-vjeçar shqiptar në vitin 2018 kishte takuar dy burra në një platformë takimesh dhe u ka vjedhur atyre 1.2 milionë franga ndër vite duke i gënjyer.
Në fillim të vitit 2018, personi që sot është 25-vjeçar kishte takuar një fermer 57-vjeçar dhe një tjetër, 58-vjeçar, transmeton albinfo.ch.

Dy personat në fjalë, njëri nga Kantoni i Cyrihut dhe tjetri nga kantoni i St. Gallenit, ai i ka njohur nëpërmjet platformës së takimeve “planetromeo” të krijuar për burra homoseksualë.

Njëri ishte i martuar tjetri i divorcuar, shkruan 20minuten.ch.
Ka pasur edhe marrëdhënie seksuale me njërin nga fermerët. Shqiptari i ka mashtruar ata duke u ankuar se ishte në vështirësi financiare. Kështu ai i kishte shkruar atyre se duhej të ndreqte dhëmbët, kishte tumor, i duhej një depozitë qiraje, i duhej kapital fillestar për një kompani me qira makinash në Shqipëri ose në Chur dhe shumë përralla të tjera. Aktakuza radhit dy duzina tregimesh të tilla.

Ai u premtonte atyre se do t’u kthente paratë sepse do të trashëgonte një shumë të madhe nga një mik, beqar ndërsa një mik tjetër, në Angli i kishte këtij 200 mijë euro borxh, përcjell albinfo.ch. Por për të marrë borxhin ai duhej të shkonte në Angli dhe kishte nevojë për para.

Presioni i tij ndaloi vetëm kur policia e arrestoi 25 vjeçarin në korrik të vitit 2022. Që atëherë ai është në paraburgim.

Në procesin gjyqësor para Gjykatës së Qarkut në Hinwil të martën, i akuzuari ka pranuar veprën. “Më falni, paratë i kam përdorur kryesisht për lojërat e fatit”, tha ai në gjyq.

Ai kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues, në moshën 17-vjeçare. Kërkesa i qe refuzuar por ai mundi të qëndronte duke u martuar me një grua zvicerane. Tani ai është i divorcuar dhe baba i një vajze njëvjeçare. E fejuara e tij e re është zvicerane me prejardhje kosovare.

Prokurori e ka akuzuar atë për mashtrim “industrial” dhe ka kërkuar dënim me katër vjet burg të pakushtëzuar si dhe dëbim nga vendi me dhjetë vjet. “I akuzuari ka vepruar me mashtrim. Ai ka ngritur një ndërtesë gënjeshtrash dhe ka shfrytëzuar varësinë emocionale të viktimave”, transmeton albinfo.ch. Ai u kishte shërbyer dy burrave me përrallat e tij, për vite me radhë.

Dy fermerët kanë humbur kështu kursimet e tyre dhe madje kanë marrë edhe borxhe.

Avokati thotë se edhe viktimat kishin përgjegjësi

Avokati i të akuzuarit kërkoi një dënim me burg me kusht prej 20 muajsh për klientin e tij. “Dy viktimat kishin injoruar të gjitha sinjalet e alarmit”. Më së voni deri në fund të vitit 2020, ata duhet të kishin kuptuar se po mashtroheshin nga i akuzuari. Njëri prej të dyve kishte shkruar: “Kam ndjesinë se po më mashtron” dhe e ka quajtur mashtrues financiar. Viktima tjetër ka shkruar: “Për çfarë të duhen vërtet paratë?” dhe “Unë e di që nuk do të mi kthesh paratë”. Ata duhej ta dinin që nuk do t’i merrnin paratë, dhe prapë kanë vazhduar të paguanin. “Këtu ka një përgjegjësi edhe të viktimës”, ka thënë mbrojtësi.

Lidhur me dëbimin nga vendi, avokati tha se ka këtu elemente të “rastit të rëndë”, pasi klienti i tij ka një vajzë këtu prandaj gjykata duhet të përmbahet nga dëbimi.

Gjykata e Qarkut ende nuk ka marrë vendimin. Ajo do të njoftojë palët me shkrim deri në fund të javës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
kroaci-shqiperi-mbyllet-pjesa-e-1-1024x585
Euro 2024 | Kroaci-Shqipëri 0-1, pjesë e parë spektakolare
kombetarja
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA