Biznesmenit nga Shqipëria i ikin në Greqi 25 punëtorët nga Pakistani

Autori

Autori

Portali Tetova

February 1, 2023, 09:02

Largimi i të rinjve nga Shqipëria, rrezikoi biznesin fason si dhe fermën e Muharrem Hoçjes nga Fushë Kruja. Për t’i shpëtuar falimentit tre muaj më parë fuqinë punëtore ai e siguroi nëpërmjet agjensive të punësimit të cilat i sollën 50 punëtorë nga Pakistani.

Por për punëtorët pakistanezë të Muharremit, Shqipëria ishte vetëm vendi që u shërbeu atyre si tranpolinë për të kaluar në shtetet e Europës, pasi që prej të shtunës mbrëma Muharremit i janë arratisur 25 punëtorë, pa lajmëruar akskënd.

“Ishte ditë e e shtunë dhe e djelë, në fundjavë në e lëmë punën në orën 15-00 dhe mar vesh mbrëmë n ëorën -1-00 të natës që i kanë thënë cunit që punëtorët nuk janë kthyer nga Fushë Kruja. Më pas nëorën 09-00 e marim vesh se ku ndodhen, ata ishin në Libohovë.

Në orën 11-00 u nisa nga Kruja mora dhe një fugon edhe erdha në Gjirokastër ku i takova të gjithë punonjësit e policisë, gjithashtu komunikova me punonjësit e kufirit dhe i kam thënë që Libohovë, por ju mund t’i ktheni kur të dalin. Por më pas mar vesh që nga Libohova ata kishin kaluar në territorin grek.”- tha Muharrem Hoçja administrator fasoner.

 

Largimi i punëtorëve për biznesin e Muharremit përkthehet në kosto financiare. për këtë arsye ai kërkon që punëtorët t’i kthehen përsëri në vendin e punës, duke respektuat kontratën e punës. Pas përfundimit të kësaj kontrate Muharremi thotë se ata gëzojnë të drejtën të largohen në cilin vend të duan.

“Tani unë i bëj një thirrje ministrisë së jashtme dhe asaj të brendshme me gjithë të dhënat që i kam dhënë t’ kapim dhe t’i dërgoj në punë përsëri.”- tha Muharrem Hoçja administrator fasoner.

Nëse për Muharremin, largimi i punëtorëve ul të ardhurat në biznesin e tyre, për pakistanezët Greqia është vendi ku ata do të fitojnë më tepër.

“Europa është më mirë se ne. Ne i paguajmë aq sa kemi mundësi.”- tha Muharrem Hoçja administrator fasoner.

Edhe pse në Shqipëri, pakistanezëve ju siguria strehimi dhe punësimi, përsëri ata vendosën të arratisen. Pas kësaj ngjarje Muharremi do të jetë sërisht në kërkim të fuqisë punëtore.

 

Top Channel

 

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA