Bekteshi: Kompanitë që nuk ulin çmimet, do t’u hiqet subvencionimi për rrymën

Autori

Autori

Portali Tetova

February 10, 2023, 02:02

Kompanitë nga industria ushqimore të cilat shfrytëzojnë çmim preferencial të rrymës dhe të cilat nuk i kanë ulur çmimet në bazë të asaj që janë marrë vesh me Qeverinë do ta humbin këtë privilegj, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kjo do të dihet në fund të këtij muaji sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ato që i kanë ulur çmimet do të vazhdojnë ta shfrytëzojnë atë privilegj.

“Në bazë ditore bisedojmë me odat ekonomike dhe me sektorë të caktuar të industrisë, veçanërisht me prodhues të produkteve ushqimore vendase. Në rast se nuk do të ketë ulje të mëtejshme, do të vihemi në situatë që kjo të shfuqizohet si mbështetje nga qeveria, sepse qëllimi i mbështetjes së dhënë nga qeveria me kërkesën e odave ekonomike ishte të ndikohej në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Nëse nuk ulen në përqindjen e dakorduar ndërmjet kompanive dhe Qeverisë dhe sipas pritshmërive të konsumatorëve, është mirë që ato mjete tu jepen qytetarëve përmes masave të ndryshme”, tha Bekteshi në takim me gazetarët.

 

Duke theksuar se ulja do të duhet të lëvizë prej shtatë deri 13 për qind, potencoi se disa kompani i kanë ulur çmimet, ndërsa për fat të keq disa të tjera jo.

Deri në fund të këtij muaji duhet të kemi raport përfundimtar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe në bazë të atij raporti të merren vendime të caktuara. Sipas gjendjes së shpallur të krizës, vendimet mund të jenë edhe selektive, ndaj për kompanitë që nuk kanë ulur çmimet, kjo masë të mos vlejë, ndërsa për ato që i kanë ulur dhe realisht janë përpjekur të bëjnë maksimumin që të ndihmojnë konsumatorët, të vazhdojë, tha Bekteshi.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve
IMG_8953
Ahmeti: I dijmë marrëveshjet në podrumet e kuqe, do i nxjerim dhe do i turpërojm ë
IMG_8957
KSHZ-ja i komunikon mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare
IMG_8953
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe
IMG_8688
Negociatat VMRO-VLEN/ Javën e ardhshme përbërja e re Qeveritare?!

DIASPORA