Luçi i thotë Gashit: Mos qajë si grua…!

Autori

Autori

Portali Tetova

February 15, 2023, 02:02

Për ndodhitë e fundit në Alternativë, së fundmi ka folur edhe Daim Luçi, zëvendës ministër i Kulturës.
Tekstin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Mandatin si Zëvendësministër i Kulturës në Republikën Maqedonisë së Veriut e nisa me një elan dhe vetëmohim të pashoq për të qenë në shërbim të kulturës në përgjithësi, veçanërisht asaj shqiptare.

Brenda një kohe të shkurtër arrita të realizoj takime të rëndësishme me krerët më të lartë të shteteve të Ballkanit dhe atë: në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikën e Turqisë dhe me shumë e shumë diplomat të tjerë.

Marrëveshjet ndërshtetërore që arrita t’i realizoj filluan të u pengojnë disa individëve të Alternativës, e posaçërisht kreut partiak Afrim Gashi, ish-sekretarit të përgjithshëm Bakim Sali, të cilët me kërkesë të tyre fillova të anashkalohem apo më mirë e thënë, të bojkotohem në çdo iniciativë të marrë nga ana ime. Do të përmend vetëm disa prej tyre:

 

– Vetëm pas Kongresit të partisë Alternariva edhe pse kisha post politikë, isha i vetmi funksionar i partisë që nuk isha anëtar i Kryesisë Qëndrore;
– Më larguan nga të gjitha forumet qëndrore partiake; e që të jetë çmenduria më e madhe,

– Me insistim të Afrim Gashit, e posaçërisht të Bekim Sali-t si sekretar i përgjithshëm i partisë, kërkuan nga ministresha e Kulturës Bisera Konstandinova – Stojçevska që të më merren të gjitha kompetencat që i gëzon një zëvendësministër, me të vetmin qëllim, që sa më shumë të dëmtohem në detyrën time dhe para syve të të tjerëve të paraqitem si një kuadër i dështuar dhe të kenë alibi për shkarkimin tim.

Por, ndodhi e kundërta. Përkundër të gjitha peripetive dhe pengesave, rrugëtimi im vazhdoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Arrita ta mbaj frymën e punës dhe angazhimin maksimal bashkë me stafin tim. Shtrohet pyetja:

– Derisa isha i bojkotuar nga strukturat më të larta të partisë amë, a thua kam ndonjë obligim ndaj tyre?
– Si ka mundësi dhe kush i jep të drejtë Afrim Gashit të lakojë emrin tim, kur ka më shumë se tetë muaj që nuk më ka kontaktuar, por ka punuar kundër meje?

– Me çfarë të drejte Afrim Gashi kërkon shkarkimin tim, pasi vendimin për dalje nga Qeveria të Alternativës e ka marrë vetëm dhe vetëm shkaku i shkarkimit të shokut të tij nga posti i Ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, me ç’rast Kuvendi i mbajtur në Tetovë ka qenë vetëm një farsë dhe gënjeshtër para elektoratit dhe aktivistëve.

 

Me këtë rast dua të potencoj faktin që gjatë gjithë këtyre muajve të funksionimit tim si zëvendësministër kam qenë në shërbim të qytetarëve, por jo edhe të Afrim Gashit dhe klanit të tij, prandaj edhe publikisht deklaroj se, derisa Afrim Gashi, Zeqirja Ibrahimi dhe Bekim Sali janë në krye të Alternativës, unë jam në DORËHEQJE nga të gjitha strukturat partiake duke qëndruar në vijë të njëjtë politike me deputetin Skender Rexhepi-Zejdi për Alternativën dhe për këtë unë nuk kam asnjë lloj obligimi politik dhe moral t’i përgjigjem dëshirës apo thirrjes së disa individëve politikisht të dështuar duke ua kënaqur egon e tyre, e më së paku klanit të Afrim Gashit.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA