Mediat e Moldavisë: Është parandaluar atentati ndaj Bujar Osmanit?!

Autori

Autori

Portali Tetova

March 15, 2023, 02:03

Më 14 Shkurt, me makinë-bombë ka qenë I planifikuar atentati ndaj Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, i cili si përfaqësues I Maqedonisë së Veriut, kryesues me OSBE-në, ishte për vizitë në Moldavi – ka publikuar portali moldavez “Realitatea”, percjell KlanM.

Pretendohet se akti duhej të ndodhte gjatë vizitës së Osmanit në Transnistri (Pridnestrovje) një rajon separatist në Moldavi, që tashmë tri dekada nuk është në kontrollin e autoriteteve të Moldavisë. Në Transnistri jetojnë forca lojale të Moskës, kurse në këtë rajon janë të stacionuar rreth 2.000 ushtarë rusë.

Autoritetet separatise në Tiraspol, qendrën administrative në Transnistri, sic percjell KlanM, për planin e atentatit e akuzojnë Kievin. Thonë se makina ku ka qenë I vendosur mjeti shpërthyes duhet të ishte parkuar në afërsi të Kalasë “Tigina”, ku ka kaluar kolona e automjeteve me përfaqësues të OSBE-së dhe liderëve të Tiraspolit.

Pasi ky plan ka dështuar, sic percjell KlanM, pretendohet se ka patur një plan tjetër rezervë, që delegacioni i OSBE-së të sulmohet rrugës për në kryeqendrën moldaveze Kishinjev, por ekzekutori ka hequr dorë nga sulmi.

 

Organet hetuese në Tiraspol kanë prezantuar një video-xhirim të momentit ku pretendohet se agjenti ka ndjekur delegacionin e OSBE-së që udhëhiqej nga Bujar Osmani. Por, xhirimi nuk tregon asgjë të veçantë, përveç brendësisë së një trolejbusi që pret në udhëkryq derisa të kalojë kolona e automjeteve të OSBE-së.

Gjithashtu pretendohet se pasi policët e kanë gjetur këtë video-xhirim në celularin e të dyshuarit, ai ka filluar të flasë për sulmin e planifikuar.

Vizita e Bujar Osmanit, I shoqëruar edhe nga gazetarë nga Maqedonia e Veriut, më 13 dhe 14 Shkurt, sic njofton KlanM, ndodhi në kohën e situatës së tensionuar politike në Moldavi. Tri ditë më parë kishte rënë Qeveria pro-perëndimore e Kryeministres Natalija Gavrilica, kurse Osmani në rolin e kryesuesit me OSBE-në kishte thënë se qëllimi kryesor I vizitës është të nxitet procesi i negociatave thelbësore midis Qeverisë së Moldavisë dhe autoriteteve të Transninstrisë.

Më 24 shkurt, sic percjell KlanM, në përvjetorin e nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Presidenti rus, Vladimir Putin, shfuqizoi dekretin e vitit 2012, me të cilin Kremlini garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Moldavisë.

Mos e humb

aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish

Më shumë nga kategoria

IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
IMG_8636
Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë zvogëlohet në Maqedoni
IMG_8635
Çfarë koalicioni qeveritar duan qytetarët? “Kush të hyjë, le të hyjë, vetëm mirë të bëhet”
IMG_8625
Video ekskluzive | Protestë masive kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion
IMG_8624
Zgjedhjet parlamentare, 27 ankesa në KSHZ, nëse pranohen në pikëpyetje 5 mandate!
IMG_8619
Mickoski: Qeveria do të bazohet në tre postulate: Integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit
IMG_8618
Ademi: Skenarë për t’ia marrë Frontit 2 mandate

DIASPORA