“BORIS KIDRIÇ” NË TETOVË DO TË SHNDËRROHET NË BULEVARD MODERN (VIDEO)

March 19, 2023, 04:03

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se projekti në fjalë parasheh një bulevard ku krahas automjeteve, do të ketë edhe shëtitore për këmbësorët, por edhe shtigje për biçikleta

Komuna e Tetovës tashmë ka një projekt për të rregulluar rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë. Nga komuna e Tetovës, kanë bërë të ditur se parashihet që kjo rrugë të shndërrohet në një bulevard nga ish shtëpia e armatës e deri tek qendra sportive.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se projekti në fjalë parasheh një bulevard ku krahas automjeteve, do të ketë edhe shëtitore për këmbësorët, ndërsa edhe shtigje për biçikleta.“Kemi patur dy takime me trupin participues, ku bëjnë pjesë ekspertë të shumë lëmive, inxhinier, përfaqësues të sektorit të urbanizmit, arkitekt e kështu me radhë që janë pjesë e trupit participues, me të cilët kemi bërë edhe versionin e rikonstruimit të kësaj rruge. Tashmë kemi versionin ideor, në bazë të të cilit do të përgatisim edhe projektin bazë ku parashihet që në mes të ketë një shëtitore që nga qendra e qytetit e deri tek stacioni i autobusëve dhe anash të jenë korsitë e rrugës për vetura. Do të ketë edhe shteg për biçikleta si dhe trotuare përreth objekteve afariste. Besoj se do të jetë diçka e re për qytetin e Tetovës dhe normal edhe me pamje të bukur”, tha Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ai nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar për fillimin e punëve, por shpreson se deri në fund të këtij viti edhe ky projekt do të përmbyllet. Dinamike e realizimit të projektit do të varet nga procedurat e tenderimit, pohon kreu i komunës së Tetovës.

“Në mbledhjen e radhës të trupit participues do të duhet të vendosim përfundimisht për konceptin e saj, dhe menjëherë do të shkohet me procedurat e tenderimit. Për shkak se janë hapur shumë punë në këtë fazë, nuk mund të garantoj që para verës do të realizohet. Por, kjo do të varet nga procedurat formal-juridike dhe në bazë të saj do të përcaktohet edhe realizuesi, se sa kohë do të duhet që të realizojë, ndërsa unë besoj se deri në fund të vitit do të kryhet kjo rrugë”, deklaroi Kasami.

Kjo rrugë, sipas ekspertëve ka gjerësinë e nevojshme që të shndërrohet në bulevard dhe do të ndihmonte shumë në shkarkimin e komunikacionit nëpër rrugët tjera. Në këtë rrugë, një kohë të gjatë edhe ndriçimi publik është dëmtuar dhe pritet që me projektin e ri të merr pamje të mirë por edhe më shumë hapësira për këmbësorët. Në ndërkohë, me këtë bulevard pritet të rregullohet edhe komunikacioni në këtë pjesë të qytetit të Tetovës, që kohëve të fundit është në kaos./Urim Hasipi/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA