Tetova me emra të rinj të rrugëve

April 10, 2023, 10:04

Komuna e Tetovës së shpejti pritet të nis procedurën për ndërrimin e emrave të rrugëve. Meqë regjistrimin e emrave të rrugëve dhe të institucioneve fillimisht e evidenton Kadastra e Tetovës, kreu i komunës është shprehur se pas arritjes së këtij informacioni, do formohet komision përkatës.

Kasami madje është shprehur se pas regjistrimit të popullsisë, për riemërtimin e rrugëve, në Komunën e Tetovës parimi i Badenterit apo votimit të dyfishtë nuk është i nevojshëm.

“Nga momenti kur do marrin informatë nga kadastra do nisim bisedimet me gjithë faktorët politik në kuadër të këshillit të komunës dhe të gjejmë mënyrën më të mirë dhe të jetë ky projekt inkluziv gjithëpërfshirës, dhe ne nuk duam që këtë ta bëjmë ne si subjekt si Lëvizje BESA por do donim që këtu të jenë të përfshira gjitha subjektet politike.

Unë besoj që as VMRO e as ndonjë parti tjetër maqedonase nuk do kishte dashur të jetë jashtë këtij procesi sepse kjo nënkupton që emërtimi i rrugëve do të bëhet pa prezencën e tyre dhe ata që do jenë në komision në këtë proces do vendosin emra të rrugëve që do jenë në favor të tyre”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

 

Gazetari: Badenter nuk duhet apo?
“Ashtu siç i kemi informatat jo”, shtoi kryetari i Tetovës.

Por, edhe përkundër këtij qëndrimi të kreut të komunës së Tetovës, nga VMRO, shprehen kategorikisht kundër nismës. Këshilltarët e VMRO thonë se nuk do mbështesin këtë proces.

“Ne nuk mbështesim procese retrograde të cilat nuk do sjellin asnjë gjë të mirë për standardin e qytetarëve. Të rinjtë në Tetovë kërkojnë standard modern për jetesë dhe shkollim.

Tetova nuk ka Pallat modern Kulture, nuk ka Kinema, Nuk ka Teatër, park apo hapësira sportive. Fokusi jonë është zgjidhja e problemeve bazike ndërsa proceset retrograde të cilat nuk sjellin asnjë përparim në jetën e të rinjve nuk do t’i përkrahim”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Kundër janë shprehur edhe këshilltarët e LSDM-së.

“Këtë nismë ne nuk do ta përkrahim, sepse vlerësojmë se Tetova ka prioritete shumë më të rëndësishme se sa të merremi me ndërrimin e emrave të rrugëve shesheve dhe institucioneve”, u shprehën nga LSDM.

 

Për riemërtimin e rrugëve, tash e tetë muaj është zhvilluar debat publik. Vite më parë janë ndërruar emrat e rrugëve që datonin nga komunizmi, por vetëm në tabela, ndërsa në dokumente qytetarët vazhdojnë t`i kenë emrat e vjetër. Mos ndërrimi i emrave të rrugëve është bllokuar nga partitë politike maqedonase. Problemin e njëjtë me emërtime, përveç rrugëve e kanë edhe institucionet publike si shkollat, shtëpia e kulturës e tjera.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA