Osmani: Për disa muaj do ta kemi kryeministrin shqiptar

Autori

Autori

Portali Tetova

March 14, 2023, 01:03

Ministri i Jashtëm dhe zyrtari i lartë në BDI, Bujar Osmani, gjatë një tubimi partiak të integristëve në Çair të Shkupit, paralajmëroi se për disa muaj Maqedonia e Veriut do ta ketë Kryeministrin e parë shqiptar. Në fakt, sic percjell KlanM, kjo është deklarata e parë e një zyrtari të Qeverisë ku paralajmërohen zgjedhje për këtë vit.

“Fillojmë me presidentin e shtetit i cili është konsensual dhe udhëheq ushtrinë me vulë e cila është edhe në gjuhën shqipe. Sot kemi parlament që në 6 vitet e fundit udhëhiqet në shqip. Jo flitet në shqip, udhëhiqet në shqip. Në fakt kemi tre parlamente në rajon që tani udhëhiqen në shqip. Kemi Qeveri në të cilën për disa muaj e presim Kryeministrin e parë shqiptar” – deklaroi Bujar Osmani.

Nuk pritej shumë që për temën e Kryeministrit shqiptar të vijnë reagimet e para. VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, konsideron se Kryeministri shqiptar do të jetë vazhdimi i kapjes së institucioneve nga BDI-ja, të cilët, sic thonë, edhe faktori ndërkombëtar I ka vlerësuar si të korruptuar.

“Kryeministri i përkohshëm, të cilit BDI-ja po ia numëron muajt para se të largohet, s`ka autoritet as në shtet e as nga Ministrat në Qeveri. Kryeministrin që e paralajmëron Osmani është vazhdimi i procesit të BDI-zimit të institucioneve që nga bashkësia ndërkombëtare janë vlerësuar si të korruptuara” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

 

Marrëveshja për Kryeministër shqiptar u arrit midis liderit të atëherëshëm të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, para zgjedhje parlamentare të vitit 2020. Ata, sic percjell KlanM, u dakorduan që në 100 ditët e fundit të Qeverisë Kryeministri të jetë shqiptar, edhe pse mbeti e paqartë nëse ky do të jetë Kryeministri Teknik konform Marrëveshjes së Përzhinës ose Kryeministri shqiptar do të jetë 6 muaj para zgjedhjeve.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
IMG_8876
Kumanovari Xhulian Shabani fiton çmimin e parë për realizimin e klipit të Luiz Ejllit!
IMG_8874
Mexhiti: Po negociojmë me katër deputetë të Frontit Europian për të kaluar në anën e VLEN-it
IMG_8873
Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën… Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034
IMG_8872
Bujar Osmani: Nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve, atëherë kthehemi në situatën zero
IMG_8871
Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së

DIASPORA