A është Thaçi “emisari” i Ali Ahmetit që ka dërguar te Mickoski?

Autori

Autori

Portali Tetova

May 2, 2024, 07:05

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në “Opinion” tek Blendi Fevziu ka pranuar se ai është që mban kontaktet me VMRO-DPMNE si partner të vjetër.

Bashkim Bakiu, shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për president Arben Taravari theksoi se dyshon që në fushatë ka një koordinim mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për retorikën e krijuar, Thaçi iu përgjigj:

“Po, po, unë jam në koordinim sepse kam mbështetjen e plotë të zotit Ali Ahmeti për kontaktet me VMRO-në. Fjalia e fundit e imja është se mos shifni ëndërra që mund të bëni diçka me mua dhe PDSH pa BDI dhe Ali Ahmeti. Ne jemi partner të vjetër, pra PDSH-ja të VMRO-DPMNE”, deklaroi Thaçi.

Nga ana tjetër kreu i VMRO-së para ca ditësh kërkoi publikisht BDI-së që të mos i dërgojë asnjë emisar apo emisare në prapaskenë. “Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë – mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë – kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, – tha Mickoski për BDI-në.
/TETOVA1/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA