Ageler: “Behtel” punon në mënyrë transparente d...

Ageler: “Behtel” punon në mënyrë transparente dhe ligjore, opozita kritikon për shkak të pikëve politike

Autori

Autori

Portali Tetova

May 18, 2023, 08:05

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Anxhela P. Ageler është e bindur se procesi në të cilin është involvuar “Behtel” është plotësisht transparent dhe ligjor, sepse, siç thotë, kjo është mënyra në të cilën funksionon kjo kompani, në të kundërtën nuk do të kishte pasur projekte çdokund në botë dhe disa në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ageler në intervistë për MIA-n shprehi zhgënjim për shkak se opozita, pa disponuar me të gjitha faktet dhe informatat, e kritikon projektin, duke cekur se atë e bën për arsye politike, për marrje të pikëve politike.

Lidhur me disharmoninë e pushtetit dhe opozitës për marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”, me ç’rast për të parin kjo është marrëveshje e shekullit, ndërsa për të dytën vjedhje e shekullit, por edhe për praninë e saj në ngjarjen solemne, të cilën opinioni e priti si mbështetje për projektin, Ageler thekson se ajo si ambasadore dhe Ambasadë amerikane bëjnë gjithpka është në fuqinë e tyre për promovim të investimeve amerikane në vend.

Ageler theksoi se kjo është në interes jo vetëm të investuesve dhe kompanive amerikane, por kjo është mjaft e volitshme edhe për qytetarët e këtij vendi.

 

“Konsideroj se është mjaft zhgënjyese ajo që ata në opozitë kritikojnë pa të gjitha faktet apo kritikojnë diçka për të cilën nuk kanë informatë.

Atë e bëjnë thjeshtë vetëm për të qenë kundër Qeverisë, po, kjo është puna e opozitës, por njëkohësisht jam plotësisht e bindur se procesi në të cilin është i involvuar ‘Behtel’ është tërësisht transparent dhe ligjor, sepse ata punojnë në atë mënyrë, përndryshe nuk do të kishin pasur projekte çdokund në botë dhe një numër të caktuar këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nëse nuk do të kishin qenë kompani e besueshme edhe qytetarët e këtij vendi do të jenë mjaft të lumtur t’i kenë korridoret 8 dhe 10d, kur do të kompletohen.

Mendoj se bisedimet akoma zgjasin, por konsideroj se është për keqardhje që të tillë, të cilët do të qëndrojnë në rrugë, thjeshtë për të përfituar pikë politike”, theksoi Ageler në intervistë për MIA-n.

Në intervistë ambasadorja amerikane flet edhe për përmbajtjen e letrës dërguar organeve gjyqësore dhe ekzekutive, për marrëdhëniet maqedono-bullgare, për listën e zezë të SHBA-së, për vizitën e kryeministrit Kovaçevski në Uashington, për mediumet në vend…

Intervista me ambasadoren amerikane Anxhela P. Ageler, me video material tërësisht do të publikohet së shpejti.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA