Ahmetistët e Komunës së Tearcës dhe Artan Grubi

Ahmetistët e Komunës së Tearcës dhe Artan Grubi

Autori

Autori

Portali Tetova

February 5, 2023, 06:02

Nga Asim Beqiri
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, mbrëmë shfrytëzoi takimin me banorët dhe aktivistët e Komunës së Tearcës që të promovoj frymën Ahmetiane dhe Ahmetismin si fenomen dhe tha që të gjithë ata që reshtohen pas Ali Ahmetit janë Ahmetistë.

Në mes tjerash Grubi tregoi se si me një telefonat ka vendosur që Qeveria të aprovoj fonde qeveritare dhe të realizohen projekte miliona euroshëve në Çair, Likovë, Haraçinë, Kërçovë, Dibër, Strugë etj.

Por Grubi në fjalimin e tij nuk përmendi as edhe një investim për Komunën e Tearcës, por tregoi që edhe kryetari i Komunës së Tearcës-Nuhi Neziri ju bën kërkesa çdo ditë “dhe nuk i len rehat”!
Nuk dihet se çfar kërkesash ka bërë kryetari i komunës Neziri (sepse nuk i tregoi në fjalimin e tij), por zëvendëskryeministri i parë Grubi duhet të ja rikujtojm që asnjë nga vendbanimet e Komunës së Tearcës nuk kanë kanalizim, vetëm dy fshatra të Komunës së Tearcës e kanë të rregulluar çështjen e ujit të pijshëm (Odri si dhe Nerashti që më në fund e rregulloi me investim të banorëve pasi që me dekada ju premtua nga partit politike ku bën pjesë edhe BDI).

Realizimi i këtyre nevojave elementare është premtuar që kur ekziston Komuna e Tearcës dhe është premtuar dhe nuk është realizuar edhe nga viti 2005 që kur kuadrot e BDI-së udhëheqin me këtë komunë e deri më tash në 2023.

 

Nëse ka “Ahmetist” më besnik në Maqedoni, janë këto të Komunës së Tearcës sepse është e vetmja komunë në Pollog ku BDI i ka fituar tërë proceset zgjedhore që nga themelimi i saj si subjekt politik në 2002.

Por ky besim i dhënë deri më tash nuk është shpërblyer thuajse aspak me projekte infrastrukturore dhe investime kapitale për vendbanimet e komunës dhe që do ndikonin për një mirëqenie për të gjithë banorët.
Poashtu ajo që duhet ta brengos lidershipin e BDI-së është se shumë “Ahmetist” nga fshatrat e Komunës së Tearcës i kanë lënë vendet e punës në administratën shtetërore dhe bashk me familjet e tyre kanë shkuar në Evropën Perëndimore.

Që ikja e popullatës dhe “Ahmetistëve” në vendet e Evropës mos të marin përmasa edhe më të mëdha, kryetari i komunës Nuhi Neziri nuk duhet ti ndalë telefonatat deri te qeveritarët shqiptarë por mundësisht edhe ti shtojë që së paku të realizojë premtimet me të cilat mori besimin e popullatës dhe fitoi në zgjedhjet lokale të 2021. Dhe nëse do ketë sukses që ti realizoj ata premtime, atëher si popullata ashtu edhe “Ahmetistët” ndoshta do të jenë më rehat!

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA