Me largimin e Alternativës nga Qeveria dhe hyrjen e ASH-së në ekzekutiv drejtori i Spitalit të Tetovës do ti takojë kësaj partie.
Emrat më të përfolur deri në këto momente për të zëvendësuar Amir Elezin janë Pëllumb Vela dhe Visar Miftari.
Portali “tetova1” ju prezanton biografinë e të dy mjekëve që nga Taravari muajt e kaluar u prezantuan si prurje të reja në Aleancën për Shqiptarët.
Pëllumb Vela: I lindur më 24.01.1973 në Tetovë.
Shkollën fillore dhe të mesme të mjekësisë i ka kryer në Tetovë.
Fakultetin e Stomatologjisë e ka mbaruar ne Shkup, ku edhe ka specializuar për Stomatologjinë Femijërore.
Punon si specialist i stomatologjisë fëmijërore në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë.
Ka qenë edhe asistent i stomatologjisë fëmijërore në Fakultetin e Stomatologjisë në Tetovë.
Pëllumbi është pronar i ambulancës stomatologjike VDC në Tetovë.
Është i martuar. Ka dy fëmijë.
Përveç kësaj, Pëllumb Vela njihet si sportist i dalluar. Ka qenë pjesë e klubit të volejbollit “Shkëndija” plot 20 vjet, e KV “Rabotniçki”, si dhe anëtar i Reprezentacionit të Maqedonisë.
Visar Miftari – I lindur në vitin 14.10.1987 në Tetovë, ku dhe ka mbaruar arsimin e mesëm, në shkollën e mesme medicinale “Nikola Shtejn” në vitin 2005/2006.
Në vitin 2011/12ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në fushën mjekësisë, ndërsa specializimin në fushën e neurologjisë, e ka kryer në vitin 2017/2018 në Shkup.
Ciklin e tretë të studimeve e ka përfunduar në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, në vitin 2017.
Nga viti 2018 është i punësuar në Universitetin e Tetovës si asistent dhe mbulon lëndë nga lëmia e mjekësisë. Ka marrë pjesë në kongrese, seminare dhe trajnime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Visar Shani Miftari ka botuar punime shkencore dhe profesionale në fushën e Mjekësisë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare në 5 vitet e fundit.