Lajme

Antikorrupsioni po heton një ndërtim në Shkup, përmendet emri i analistit të njohur

Picture of Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Babai i analistit Albert Musliu po ndërton një objekt banimi përballë Qendrës Klinike në Shkup, që konsiderohet si objekt shtesëpjesë e mbingarkuar e qytetit, dhe përveç kësaj, objekti po mbindërtohet jashtë rregullores, shkruan “Prizma”.

Objekti është duke u ndërtuar nga kompania “Pragmatika”, pronar i së cilës është Gafur Musliu, mësuesi në pension, përndryshe babai i Albert Musliut, i cili megjithatë nuk figuron në dokumentet e kompanisë investitore që nga viti 2012, nënvizon hulumtimi.

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, pa përmendur emra, tashmë ka bërë të ditur se një inspektor nga Komuna e Qendrës dy herë ka shkruar aktvendim për rrënim, por objekti nuk është rrënuar dhe vazhdon të ndërtohet.

“Edhe mjeshtrit u bëjnë muzikë sfiduese qytetarëve përreth, se ligji nuk mund t’u bëjë asgjë. Si duket kjo? Turp!”, tha Ivanovska.

Inspektori ka bërë kontrolle në dy raste dhe ka konstatuar se objekti është më i lartë dhe në disa pjesë më i gjerë se sa lejohet, por s’është ndërmarrë asnjë veprim. Në raportet e inspektimit ndërtimor përmendet edhe emri i Albert Musliut si përfaqësues i “Pragmatika”, shkruan “Prizma” .

Vetë Muslu ka thënë për “Prizma” se e ka njoftuar inspektorin se nuk ka lidhje me atë kompani. Inspektori i ndërtimit, në dy raste, ka kryer kontroll dhe ka konstatuar se objekti është më i lartë dhe në disa pjesë (xhama) më i gjerë se sa lejohet, por vendimet për prishjen i bien një komisioni të shkallës së dytë ku ankimon investitori.(INA)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve