Artan Grubi e privatizon ndërtimin e korridorev...

Artan Grubi e privatizon ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

September 13, 2023, 04:09

Мbrëmë kishim rastin të shohim një teatër nën regjinë e BDI-së për përvetësimin, privatizimin dhe familjarizimin e projektit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10.

Sikur mjetet për financimin e projektit t’i japin nga xhepat e tyre, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe familjet e tyre, e jo të gjithë taksapaguesit. Ndërkohë, Artan Grubi u mundua ta mbulojë një skandal të ri korruptim me një pjesë të nënkontraktuesve të zgjedhur të gjigantit ndërtimor ‘’Bechtel dhe Enka’’. Për këtë arsye sot i parashtrojmë këto pyetje për të cilat presim përgjigje.

A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se e keqpërdor prezencën e saj për të mbuluar skandale të reja me donatorë partiak të BDI-së? Sa milionë euro do të derdhen në llogaritë e ‘’Eurovia’’ dhe ‘’Ak Invest’’? Sa nga ato mjete do të derdhen në llogarinë e BDI-së e sa në xhepin e disa klientelistëve të instaluar përreth Ali Ahmetit? A ka gjetur mënyrë Artan Grubi që të fitojë provizion edhe kur do të jetë në opozitë? Pse Artan Grubi përgjegjësinë për mëkatet e tij personale ia hedh kompanisë Amerikano-Turke, ‘’Bechtel dhe Enka’’? Me çfarë të drejte dhe pacipërie e dëmton imazhin e këtij gjiganti me përmasa botërore?.

Artan Grubi ka bërë vlerësim të gabuar. Mendon që ndryshimet e Kodit Penal do ta shpëtojnë. E gënjen veten. Ka dyshime se ai po abuzon me ndikimin e tij politik dhe pjesëmarrjen në pushtetin ekzekutiv për përfitime antiligjore për shumë adresa. Në kodin penal ekziston definicioni ‘’Vepër penale e vazhduar’’. I sugjerojmë që ta lexojë. Së fundi, mund të konkludojmë se angazhimet e BDI-së për anëtarësim në BE janë një mashtrim politik. Ata e keqpërdorin partneritetin strategjik me SHBA-të dhe integrimin në BE për përfitime personale në shpinë të qytetarëve.

Alternativa

Lëvizja BESA

Lëvizja Demokratike

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA