Lajme

ASH me hyrjen e saj në Qeveri merr pozita edhe nga BDI-ja, ja cilat janë ato

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 10, 2023, 02:02

Marrëveshja e arritur mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përfshin dy ministri për ASH-në, dy zëvendësministra dhe disa drejtori dhe pozita të zëvendësdrejtorëve në nivel qendror dhe rajonal.

Aleanca për Shqiptarët do të udhëheq me ministrinë e Drejtësisë ku për ministër është paraparë Krenar Lloga, aktualisht anëtar i KSHZ-së.

Gjithashtu për Aleancën është paraparë edhe ministria e Shëndetësisë, ku si emër ministri lakohet ai i Fatmir Mexhitit. ASH do të ketë edhe dy zëvendësministra, në Mbrojtje ku është paraparë Tiron Jahjaga dhe në Bujqësi, emër i cili akoma nuk është definuar.

Përveç nga Alternativa, ASH-ja me hyrjen e saj në Qeveri merr pozita edhe nga BDI-ja. Partia e Ali Ahmetit jep zëvendësdrejtorin e DAP-it, ndërsa mësohet se do të largohet edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu me qëllim që njeriu i dytë i këtij dikasteri t’i takojë partive nga blloku politik maqedonas.

 

ASH do të marr edhe drejtorin e MEPSO-s, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Avokatin e Shtetit, Drejtorinë për Menaxhimin e Pronave të Konfiskuara, Hekurudhat, Inspektoratin e Arsimit etj.

Dalja eventuale e Alternativës i çon edhe një post ministror Aleancës, atë të Shoqërisë Informatike. Nëse mbetet Alternativa, ASH do të merr pozitën e zëvendëskryeministrit për ku është paraparë nënkryetari i partisë, Elmi Aziri.

Largimi eventual i tij nga pozita e deputetit, në Kuvend sjellë nënkryetaren Bujare Abazi.

“Ka dy opsioni, ose Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë ose Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. Dy ministri janë të sigurta, Shëndetësi dhe Drejtësi dhe e treta ose zëvendëskryeministri ose ministri i Administratës”, tha Arben Tarvari, Kryetar i ASH-së.

 

Gjatë ditës mësohet se Kovaçevski ka takuar Gashin, por epilogu i takimit nuk dihet dhe palët nuk kanë konfirmuar dhe as përgënjeshtruar një takim të tillë. Pas Gashit, Kovaçevski do të takojë Taravarin nga i cili do të pret deponimin e emrave për pozitat në ekzekutiv. /Alsat.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen