Lajme

Azizi e quan Talat Xhaferin ‘Teknefes kryeministër’

December 16, 2023, 05:12

Shkruan Adnan Azizi

Prej tek manipulimi i UÇK-së e deri tek Teknefes kryeministri i parë!

Shqiptarët gjithmonë kanë fituar në luftë, por kanë humbur në tavolinë! Ky është realiteti i dhimbshëm i shqiptarëve, sidomos në Maqedoni! Kjo për shkak se në luftë, në vijë të frontit kanë qenë trimat që përveç vetes kanë sakrifikuar gjithçka që kanë pasur, madje dhe familjen.

Por pas luftës, për fat të keq, frontin gjithmonë e kanë përvetësuar matrpazët, UDB-ashët dhe tradhtarët më të mëdhenj të kombit, të cilët, në kohë lufte përveç se nuk kanë dhënë asgjë nga vetja e tyre, luftën e kanë shfrytëzuar për biznes, ndërsa pas lufte kanë kontribuar që të eliminohen ata trima që mbetën të gjallë, e në emër të tyre të qëndrojnë në pushtet, për të shitur idealet kombëtare dhe për tu pasjruar për vete!E rezultatet e kësaj më së miri i shohim tani, pas dy dekadave, kur përfundoi konflikti i 2001-shit. Asgjë tjetër nuk dëgjon populli, vetëm krim, krim, krim, korrupsion, korrupsion, korrupsion! Dhe më e keqja është se nga krimi e korrupsioni pasurohen politikanët tradhëtar e UDB-asha ndërsa, vendin e larë me gjak e braktisin familjarët e atyre që luftuan dhe dhanë jetën, por edhe njerëzit më të ndershëm.

Sepse për momentin asgjë nuk bëhet për popullin, por vetëm spektakël me pozita të improvizuara, të cilët shqiptarët i marrin vetëm për tu pasuruar për veti, madje qoftë edhe me çmimin, që të braktisim partnerin më të madh strategjik, SHBA-në dhe të lidhim miqësi me Rusinë dhe Serbinë!Kur shqiptarët morrën ministrin e parë të Mbrojtjes, BDI bëri show të madh politik, por çfarë u arrit në realitet. Shumica e njesive më të rëndësishme të armatës nuk guxojnë të kenë asnjë shqiptar brenda, siç është edhe njesia “Ujqit”.

Ja e morën edhe kryetarin e parë të Parlamentit! A mos sollën ndonjë ligj për ish-ushtarët e UÇK-së, veteranët dhe familjarët e tyre, në emër të të cilëve qëndrojnë 20 vite në pushtet? Asgjë, hiç, vetëm tentohet që të gjendet mënyra e kthimit të Nikolla Gruevskit, por edhe shkelja e të drejtës demokratike të opozitës shqiptare, që mos ti jepet anëtari në KSHZ. Këtë tentim për marrjen e anëtarit të opozitës shqiptare deri më sot nuk e ka bërë asnjë kryetar parlamenti, nga asnjë parti maqedonase, përveç Talat Xhaferit! Me një fjalë kur BDI ka një pozitë, prioritet ka shtypjen e shqiptarëve, në të gjitha format.

E morën edhe zv/kryeminsitrin e parë! Por çfarë fituan shqiptarët, vetëm kazino, bastore të biznesmenëve serb, kredi të shpejta të biznesmenëve rus, krim, korrupsion dhe pasurim i fëmijëve dhe nipërve të Ali Ahmetit me “Soravinë”, “Eurovinë” dhe dhjetëra biznese të tjera familjare!Dhe mashtrimi i shekullit nga ana e BDI-së ishte para katër viteve kur në fushatë premtoi kryeministrin e parë shqipitar! Ku dështoi përsëri! E tani për 90 ditë do të ketë kryeminsitër teknik, personin i cili disa dekada i shërbeu Jugosllavisë, e për dy dekada BDI-së, por dëmtoi shqiptarët!

Por kjo është politikë e Serbisë dhe ish-Jugosllavisë. Që në pozita të vendos shqiptarë lojal të saj, të cilët do të mund ti realizojnë projektet e saj, më mirë se edhe vetë serbët, ku edhe zullumi ka qenë më i madh.

E kjo nuk ndodh vetëm në Maqedoni e Kosovë. P.SH. edhe shqiptarët e Malit të Zi, me 5% patën kryeministër shqiptar. I’u bë shumë marketing edhe ndërkombëtarisht, po si përfundoi storja e Dritan Abazoviçit! Askush më shumë se ai nuk i bëri sherbim Serbisë dhe dëm shqiptarisë. Ai njohu juridiksionin e Kishës Ortodokse serbe ne Mal të Zi, njohu eksteritorialitetin e kishës serbe atje dhe ktheu Serbinë atje, madje edhe në territoret shqiptare të Malit të Zi. Kundër kësaj ishin të gjithë pro-perendimorët, por iu gëzuan pro rusët e pro serbët!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
Bajram Rexhepi
Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e mira me të mirë kthehet, edhe ne do t’ia kthejmë me të mirë, por do të kemi më shumë punë
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku

DIASPORA