Bekim Sali: Joshje e Fatmir Mexhiti apo porosi ...

Bekim Sali: Joshje e Fatmir Mexhiti apo porosi e Artan Grubit vendimi për të paguar BRAKO-n

August 15, 2023, 01:08

Ish ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në konferencë për media gjatë ditës së sotme, ka folur për tragjedinë e spitalit modular të Tetovës. Ai ka thënë se sa ka qenë në detyrë, ka kërkuar revizion të brendshëm, për shkak dyshimeve se tragjedia ka ndodhur si pasojë e abuzimit më procedurën ndërtimore dhe procedurën e furnizimit publik.

Sali tha se në bazë të revizionit ka marrë vendimi që kompanisë e cila ka bërë punimet të mos i paguhet asnjë denarë. 

Por çuditërisht, tha Sali, pasardhësi i tij, më 23 korrik, përmes Qeverisë, ka iniciuar pagesën e borxhit ndaj kompanisë BRAKO, kjo edhe përkundër rekomandimeve të revizionit të brendshëm. 

“Me fjalë të tjera, njëri ndër fajtorët e pretenduar kryesorë në emisionin “Vrasje në Tetovë” është shpërblyer. Pas kësaj, nuk mund të mos e shtrojmë pyetjen se e kujt ka qenë iniciativa reale e amnistisë së BRAKO-s dhe vazhdimin e pagesës, duke mos e respektuar rekomandimin e revizionit?! A është kjo kërkesë e Kovaçevskit, mashtrim a joshje e Fatmir Mexhitit apo porosi e Artan Grubit?! Fatmir, mos edhe për këtë dështim fajin ta ka udhëheqësia e kaluar e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ish ministri? Cili është detyrimi që ka kjo qeveri ndaj Koço Angjushevit dhe pse qeveria është në gjendje të bëjë edhe shkelje mbi kufomat e 8 shtatorit 2021 vetëm për të përfituar disa miliona euro më shumë?! Edhe çka duhet t’i ndodhë Kovaçevskit dhe Fatmir Mexhitit që të japin dorëheqje dhe të kërkojnë falje për të gjitha këto dëme që ua shkaktojnë qytetarëve?!:, ka deklaruar Bekim Sali.

Sali ka shtuar se në një vend ku pacientët digjen në spital, ku qeveritarët numërojnë milionat, ku prokurorët tallen me viktimat dhe ku fajtorët shpërblehen me miliona të tjera, ka ardhur koha të themi se ky shtet ka falimentuar plotësisht dhe duhet ristartuar.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA