“Kur një “politikani” i mbetet ora në vitet ’90 dhe më parë, duket kështu”, ka shkruar një postim në rrjetet sociale, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke i replikuar kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili projektin Korridorin 8 ndërlidhi me siç tha a po vizatohet harta e Iliridës.
Dimitrievski deklaroi mbrëmë për TV Sitel se Korridori 8 lidh një rrugë në linjën Shkup-Prishtinë-Tiranë dhe pyeti nëse vizatimi i korridorit në vetvete është vizatim i hartës së Iliridës, të cilën e kemi parë shumë herë më parë?
“Ky Korridor lidh një itinerar në linjën Shkup-Prishtinë-Tiranë. Lind pyetja, a është përvijimi i vetë korridorit një përvijim i hartës së Iliridës, të cilën e kemi parë shumë herë më parë?
Asnjë nga bartësit e posteve politike nuk e hapi këtë çështje për ta diskutuar”, theksoi Dimitrievski.