Lajme

Çfarë po ndodh me bankat në Europë?

Autori

Autori

Portali Tetova

March 23, 2023, 10:03

Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë shqetësimi vazhdon, sepse nuk dihet nëse marrja nën kontroll nga UBS e bankës së tronditur prej krizës, Credit Suisse, e ka zgjidhur vërtet krizën me bankat.

Vetë dimensioni i së vetmes bankë të madhe zviceriane, bankës së “re UBS”, jep arsye për t’u shqetësuar. “Një zombi u zhduk, por u krijua mostra tjetër”, komentonte në fillim të javës gazeta “Neue Zürcher Zeitung” shkrirjen e detyrueshme të bankës Credite Suisse me konkurenten shumëvjeçare.

“Rreziku u mënjanua hë për hë, sepse kandidati në gjendje të dobët u largua nga tregu dhe mbështetet tani shumë nga një bankë gati dyfishi i asaj që u vendos nën kontroll” – thotë Martin Lück, kryestrateg gjerman në administruesin më të madh të pasurive të botës, Blackrock.

Përveç kësaj nga ky hap janë siguruar garanci shtesë. Por: “Nëpërmjet këtij hapi është krijuar natyrisht një monolit, një bankë shumë më e madhe, që është me të vërtetë një bankë “Too big to fail”, aq e madhe saqë nuk mund të rrëzohet, dhe bankë shumë e rëndësishme për sistemin.

 

” Sepse banka e re do arrijë të ketë me gati 1,58 bilionë eurot, dyfishin e prodhimit të brendshëm bruto të Zvicrës. Banka është tashmë aktive në të gjithë botën, si për manaxhimin e pasurive ashtu edhe si bankë investimesh. Një arsye kjo, pse bankat e mëdha kombëtare shprehën javën e kaluar gatishmërinë për të zgjeruar mundësitë e bankave të biznesit, që të marrin dollarë hua me afat të shkurtër. Në këtë mënyrë do të mënjanohet rreziku i mungesës së likuiditetit në sistemin botëror financiar.

Shkurtimet e mëdha të pashmangshme
Me marrjen nën kontroll të bankës, drejtuesit e deritanishëm të USB ndodhen para detyrave herkuliane. Sepse këshilli administrativ drejtohet nga bankieri me përvojë në fushën e investimeve, Colm Kelleher, i cili ka punuar 30 vjet me radhë në bankën amerikane të investimeve Morgan Stanley, të cilën e nxorri nga kriza financiare nga 2007 në 2009, duke qenë shef i financave të saj. Drejtimi operativ është marrë që nga viti 2020 nga holandezi Ralph Hamers, që ka qenë më parë drejtor i bankës së madhe, ING. Atij i duhet tani të vendosë rregull.

Deri një e pesta e 50 mijë punonjësve të Credit Suisse mund të humbasin punën nga falimentimi i bankës së tyre. “Në modelet e biznesit ka mbivendosje të mëdha”, thotë Martin Lück nga Blackrock, dhe përmend sektorët e admininstrimit të pasurive dhe bankave të investimeve. “Në këto sektorë do të ketë shkurtime të mëdha për ta bërë bankën e re të jetë profitabel.”

Deri sa mori drejtimin e UBS në shtator 2020, Hamers ka punuar gati 30 vjet për koncernin hollandez financiar, ING. Mbas krizës financiare ai ristrukturoi bankën në krye të së cilës ndodhej që prej 2013, dhe e ktheu atë në një bankë digjitale moderne.

Reputacioni i tij ka rënë për shkak të një skandali larje parash, të cilën banka e mbylli pesë vjetë më parë duke paguar një kompesim prej 775 milionë eurosh. Megjithatë një proces hetimor kundër tij është ende i hapur dhe kërkon të nxjerrë pse nën drejtimin e Hamersit, Grupi financiar ING nuk arriti të luftonte larjen e parave.

Kontrollori zviceran i bankave, Finma ndodhet para një detyre edhe më të madhe. Zëra të veçantë kritikë u dëgjuan për shkak të mungesës së kontrollit të bankës Credit Suisse, për të cilën dihej prej muajsh se ndodhej në vështirësi. A duhej ta kishte vëzhguar bankën më herët dhe sidomos a duhej të kishte vepruar? Kjo është një nga pyetjet që dëgjohet në treg.

 

Çfarë është duke bërë Banka Kombëtare amerikane?
Interesante është të shihet se cilat banka përfitojnë tani nga shkrirja e bankave në Zvicës. Sepse faktikisht Credit Suisse dhe UBS janë rivalë të fortë.

Shumë klientë të njërës bankë kanë marrë me vetëdije vendim për atë bankë dhe jo për bankën tjetër. Kurse të tjerët kanë pasur lidhje biznesi me të dy institucionet, sepse kanë dashur të jenë diversifikues.

Këta klientë mund të shkojnë tani me llogaritë e tyre bankare tek banka të tjera më të vogla ose tek administruesit e pasurive në Zvicër apo në pjesë të tjera të Europës.

Në afat të shkurtët bursistët mezi presin të shohin si do të reagojë ndaj turbulencave të tregut financiar Banka Kombëtare amerikane, Fed, të mërkurën (22.03.2023).

A do të vazhdojë ajo të qëndrojë në kursin e ashpër të luftimit të inflacionit? Kjo do jetë sërish zgjatje dore për të marrë bombone nga kutia e bomboneve, shkruan ekspertja e valutave të bankës Commerzbank, Antje Praefcke: “Me sa më kujtohet mua, përqindjet e interesit të Fed nuk kanë qenë kurrë kaq të shtrira kundrejt njera-tjetrës, nga 0 në 25 deri 50 pikë.

 

” Kjo është e vetëkuptueshme, sepse në fund të fundit problemet e sektorit bankar e kanë pasur pikënisjen në SHBA. /Marrë nga DW

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar

Më shumë nga kategoria

IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_7212
Amir Elezi merr pjesë në panel diskutimin për ‘Demokracinë brendapartiake’
IMG_7208
Gjatë vikendeve do të ketë linjë të autobusit Tetovë-Kodra e Diellit, mësoni orarin dhe çmimin e biletës
policia-mk-stop-780x439-1-696x392
Shkoi për t’i dërguar ushqim babait të tij që po punonte, i riu nga Shkupi vdiq pasi ra nga objekti që po ndërtohet në Bit Pazar
IMG_7183
Saranda e “godet” Talatin: Mezi shkove në UÇK, bashkëshortja yte ka uluruar pse…
IMG_7181
Anulohet seanca për vulat e ASH-së, seanca e radhës më 21 janar
IMG_7180
Kallëzime penale ndaj dy ish drejtorëve të Fondit për Inovacione, Festim Halili dhe Kosta Petrov