Dekonstruksion

August 30, 2023, 10:08

Dekonstruksion Shkruan: Zeqirija Ibrahimi Sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më shumë tensionohet skena politike në kampin shqiptar në RMV. Për të larguar mjegullën dhe për të shpjeguar se si qëndrojnë punët saktë, këtu më poshtë po japim disa shpjegime. PR në partinë SORAVIA Meqë BDI-ja, gjegjësisht SORAVIA, për herë të parë e ndjen se i ka skaduar afati dhe se pas këtyre zgjedhjeve do të përfundojë në opozitë, që të mund të shpëtojë nga kjo, sepse bëhet fjalë për qindra miliona eurot e kazinove që i kontrollojnë eksponentët e lartë të kësaj partie, si edhe për qindra milionat e autostradave, ata – si rëndom – edhe kësaj radhe do të shpikin një narracion të ri. Derisa në zgjedhjet e kaluara narracioni ishte “Koha për kryeministrin shqiptar! Pse jo?!”, që përfundoi si mashtrim në ditën e formimit të qeverisë së re, kur në pyetjen se “Ku është kryeministri shqiptar?”, kreu i SORAVIA-s bëri me shenjë kah Zaevi që ta zëvendësojë fjalinë “Ja kryeministri shqiptar!”, në zgjedhjet që vijojnë përgatitet një marifet tjetër zgjedhor. Kësaj radhe narracioni do të jetë “Të bashkohemi ne shqiptarët në RMV dhe të mos lejojmë që forcat antieuropiane e proruse ta orientojnë vendin kah Rusia e Kina. Ne duhet të bëhemi bashkë, pa dallim partie, sa më shumë e në një listë, që të mund të marrim 30 deputetë, që cilado parti maqedonase që fiton, të mos mund të bëjë qeveri pa shqiptarët, ngase ne shqiptarët do të kushtëzojmë dhe do të bëjmë qeveri vetëm me parti proeuropiane.”. Natyrisht, një narracion i bukur, që hahet këndshëm dhe shijshëm, veçmas për shqiptarët në Kosovë e Shqipëri, që nuk i dinë rrethanat te ne, ndërsa për neve që jetojmë këtu, nënteksti i këtij narracioni është: “Ne, BDI-ja, patjetër duhet të mbetet në pushtet përsëri, se ndryshe nuk mund ta mbrojmë biznesin e kazinove, nuk mund të marrim milionat e autostradave, nuk mund t’i mbrojmë bizneset e tipit SORAVIA e EUROVIA (të tjerat akoma nuk janë publikuar) dhe vetëm duke qenë në pushtet kemi mundësi që me shantazhin që e bëjmë përmes prokurorëve e gjykatësve që i kemi vendosur ne, mund të mbijetojmë.”. Kush e ha, i bëftë mirë! Kush e kupton mashtrimin, ka shpëtuar! Repriza e dramës “Zgjedhjet 2016” me aktorë të rinj Në vitin 2016-të, kur Lëvizja BESA pritej t’i fitojë zgjedhjet, doli në skenë LRPDSH-ja, u rikthye nga vdekja klinike RDK-ja me Vesel Memedin dhe doli partia UNITETI me Gëzim Ostrenin. Përkundër asaj se edhe zogjtë e malit e dinin se nëse ato zgjedhje LRPDSH-ja bëhej bashkë me Lëvizjen Besa, kjo nënkuptonte fitore të zgjedhjeve, kreu i atëhershëm i LRPDSH-së, për arsye që vetëm ai i di, ndërsa ne i supozojmë, me dëshirë ose me naivitet ia bëri shërbimin Ali Ahmetit, duke bërë një bllok tjetër opozitar, të quajtur Aleanca për Shqiptarët, ku u përfshin ato tri parti, ndërsa Lëvizja Besa doli vetë në zgjedhje. Epilogu dihej – vota opozitare, ndonëse më e madhe se vota e BDI-së, u përça dhe, rrjedhimisht, qeverinë e bëri BDI-ja, duke e shpërblyer me disa muaj qeverisje LRPDSH-në, duke e shpërblyer Vesel Memedin me një post ambasadori në Romë dhe duke e shpërblyer me ndonjë bord e me ndonjë botim libri Gëzim Ostrenin. Tash, kur përsëri po shihet se vota opozitare është në treshen AlternAtivA-Besa-Lëvizja Demokratike, synohet të sajohet një skenar afërsisht i njëjtë. Kështu, LRPDSH-ja e atëhershme (tash Aleanca për Shqiptarët) tashmë është bashkë me BDI-në dhe, sipas të gjitha gjasave, del me lista të përbashkëta me të, rolin e Gëzim Ostrenit e ka marrë Arjanit Hoxha me partinë e sapoformuar PDE, ndërsa rolin e Vesel Memedit (mbase me premtimin për ambasador kah Stambolli) e ka marrë ky deputeti me dy-tre emra (Skenderbegzejd), që dikur ishte deputet i Alternativës. Hesapi që bëhet aktualisht është “A më mirë është për SORAVIA-n që krejt këto parti t’i marrë ajo në listën e saj të përbashkët apo ta krijojë edhe një bllok tjetër ‘opozitar’ ku do jetë ASH-ja, Arjanit Hoxha dhe Skenderbegzejdi?”. Varësisht si u dalin analizat e sondazheve, ashtu do të jetë edhe vendimi. Përçarjet e reja Përveç kësaj, përmes mjeteve që i mbajnë nën hije dhe i shtypin kur të duan, gjatë kësaj kohe do të shohim se si do të lindin “të pakënaqur” në secilën parti opozitare. Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit veç ia hoqën një pjesë, natyrisht “duke e bindur” Blerimin, Nevzatin dhe Musën se sa “e rëndësishme është të jesh në anën europiane”, këtë ia bënë edhe Lëvizjes Besa me heqjen e një deputeti dhe të zëvendëskryetarit të saj, ndërsa në proces e sipër kjo është edhe te Alternativa. I mbledhin dy-tre aktivistë, rëndom të kapur me pelë për dore nëpër skandale ose të manipuluar me narracione religjioze, dhe i nxjerrin në konferenca shtypi për të shprehur pakënaqësi, për “ta ngrirë aktivitetin” etj., gjithë kjo për të krijuar panikun se “s’ka gjë nga kjo opozitë dhe se Ali Ahmeti i fiton zgjedhjet”. Për fat të keq, në këso gracka kanë rënë edhe njerëz që mbajnë pas vetes bagazh intelektual, ndërsa janë edhe deputetë. Madje, më keq se kaq, SORAVIA ka arritur të instrumentalizojë edhe njerëz të tjerë, që duken si jopolitikë, por të cilët agjendë ditore e kanë të shkaktojnë përçarje në favor të SORAVIA-s. Dëshpëruese në këtë rast është edhe qasja e Aleancës për Shqiptarët, e cila është BDI-zuar kaq shpejt e kaq keq. Kështu para disa ditësh këshilltarit të Alternativës tonë në Tetovë i thonë se do ia transferojnë vendin e punës në Ministrinë e Drejtësisë nga Tetova në Shkup, ndërsa në të gjitha degët e Alternativës nuk reshtin presionet në punë aty ku janë drejtues njerëz të ASH-së, qoftë edhe për një fotografi të publikuar me dikë të Alternativës. Po ashtu vazhdojnë joshjet me vende pune, prishje kontratash e lidhje kontratash, aq sa e kanë habitur edhe BDI-në bile, si mjeshtre e këtyre marifeteve. Epilogu Kur i lexon këto informacione, një votues ordiner dëshpërohet dhe i duket betejë e vështirë. Edhe ne që jemi në këtë luftë e dimë se sa vështirë pranon Ali Ahmeti të shkojë në opozitë, sepse opozita për të mund të nënkuptojë edhe përballje me drejtësinë për krejt pasurinë e zhvatur gjatë këtyre viteve, ndërsa ai në këtë moshë që është nuk ia merr mendja të shkojë në Budapest te “miku i tij”. Prandaj, ai nuk do të lë gur e dru pa përmbysur vetëm që të mos shkojë në opozitë. Megjithatë, siç e tha kryetari ynë, Afrim Gashi, “molla është pjekur dhe ka ardhur koha të bie”. Partinë SORAVIA mund ta shpëtojë nga opozita vetëm nëse në Maqedoni të Veriut bëhet qeveri e zgjeruar, ku edhe ajo parti mund të jetë në qeveri, e për çka gjasat janë 0%. Në të kundërtën, pas zgjedhjeve BDI-ja shkon në opozitë, ndërsa gjithë nomenklatura e krimit dhe korrupsionit, e ndërtuar ndër vite, mund të përfundojë në Idrizovë. Konstatimet e konfirmuara janë se: – Krejt sondazhet e nxjerrin se opozita tripalëshe e fiton BDI-në në zgjedhjet e ardhshme. – SHBA-ja po fut në listë të zezë eksponentë të lartë të kësaj partie. – Drejtues të lartë të kësaj partie refuzohen për vizë amerikane. – Publikohet rrjeti i bizneseve qindramilionëshe të familjes Ahmeti. – Çdo ditë zbulohen skandale të korrupsionit dhe biznese të zeza të njerëzve të kësaj partie. – Zyrtarë të kësaj partie akuzohen për biznes me narkotikë. – Ambasadorja e SHBA-së shpreh shqetësim për mënyrën e zgjedhjes së kryeprokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo është arsyeja që Arben Taravari e ka kohën e fundit që të kthjellohet dhe të vendosë se kujt do t’i bëjë shërbim në këto zgjedhje. Nuk ka shumë filozofi në këtë kohë: o je me SORAVIA-n e në shërbim të saj o je me popullin shqiptar e kundër SORAVIA-s? Kaq e thjeshtë është kjo punë. “Rrushi ka nisë me u pjekë”.

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
IMG_6057
Dhëndrri i Kosovës i shënon Bayernit, Loredana e përshëndet me zemër nga tribunat
xhaka-1-2048x1365
Granit Xhaka, mbreti i pasimeve në Evropë
IMG_8302
Mungesa e pasaportave të reja: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
IMG_8301
Për një vit në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur 62 milionë euro nga pagesat rrugore
gegege
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por jo në Qeveri
IMG_8284
Kasami: Ali Ahmetin e ka kap sindromi i Menduh Thaçit, nokautin do ja japin votuesit më 8 maj
AKSIDENT-696x465
Dy persona humbën jetën në një ndeshje komunikacioni në RMV, një tjetër ka lëndime të rënda trupore
arben-taravari-2
Taravari: JA VLEN sepse meritokracija do të jetë njëra nga kriteret bazë pas fitores!

DIASPORA