Demant nga Myftinia e Velesit

Autori

Autori

Portali Tetova

May 7, 2024, 02:05

DEMANT
I MYFTINISË SË VELESIT ME RASTIN E BASTISJES SË NËPUNËSIT A.Ç. NË MELLNICË
Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame- Veles, përgënjeshtron lajmet që qarkullojnë në disa portale lidhur me njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për aksionin e bastisjes në komunën Çashkë, gjegjësisht në fshatin Mellnik, ku është arrestuar personi A.Ç (50) për dyshimet se ka kryer veprën penale “blerje votash” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Fatkeqësisht, për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare, disa qarqe përpiqen ta politizojnë skajshmërish dhe ta vënë në shërbim të agjendave të tyre djallëzore, sidomos kur mësohet se i ndaluari është punonjës i Muftinisë së Velesit.
Prandaj, ne si Muftini e Velesit ndjejmë nevojë urgjente që ta njoftojmë opinionin e gjerë dhe t’i përgënjeshtrojmë këto spekulime dashakeqe, duke bërë të ditur se personi A.Ç është arrestuar për shkak të mbajtjes së armës, ndërsa shumën e parave që përmendin portalet, me përgjegjësinë më të madhe vërtetojmë se janë të dokumentuara dhe evidentuara në Muftininë e Velesit dhe janë para të Muftinisë që shërbejnë vetëm për nevojat e saj.
Për shkak të mungesës së arkës dhe kushteve të përshtatshme dhe të sigurta për ruajtjen e tyre, ato para janë mbajtur në shtëpinë e arkëtarit të Muftinisë. Me përgjegjësinë më të madhe pohojmë se kjo aspak nuk ka të bëjë me pretendimet për blerjen e votave. Këto janë shpifje të ulëta që kanë për qëllim dëmtimin dhe njollosjen e imazhit të Muftinisë së BFI Veles.
Muftinia e Velesit për këtë rast menjëherë ka njoftuar organet më të larta të Bashkësisë Fetare Islame të cilat pas zbardhjes së rastit, do të marrin masa adekuate.
Muftnia e BFI Veles
Koordinator: Nejaz Murati

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA