Lajme

Detaje për 10 të dyshuarit për abuzim seksual, viktima me probleme sociale e shëndetësore

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

May 12, 2023, 02:05

Prokuroria Publike ka kërkuar masën e paraburgimit për 10 personave nga Tetova dhe Gostivari, mbi dyshimet për “tregti me fëmijë”.

Sipas organit të akuzës, gruaja e cila është kujdesur për tre fëmijë të moshës 14, 10 dhe 7 vjeçare ka detyruar vajzën për shërbime seksuale në këmbim të interesit financiar. 14 vjeçarja në cilësinë e viktimës, disa herë është kërcënuar se në rast se nuk pranon, do të kthehen të shtëpinë e kujdesit ose tek familja në të cilën kishte raporte të cenuara.

“E dyshuara e parë në vitin 2020 i ka pranuar 14 vjeçare (viktimë), më pas edhe motrën e saj 10 vjeçare dhe vëllain 7 vjeç nën angazhimin për kujdesje ndaj tyre për shkak të raporteve të cenuara në familjen e tyre.

Më pas duke shfrytëzuar paaftësinë saj por edhe duke shfrytëzuar masa të tjera të dhunës, ka detyruar fëmijën për aktivitet seksual me të dyshuarit dhe disa persona të panjohur për përfitime financiare. Disa herë, kërcënimet për t’i bërë veprimet e tilla ndaj 14 vjeçares janë lidhur me vëllain dhe motrën e saj dhe derisa nuk bën një gjë të tillë, d t’i kthen në shtëpinë për kujdes ose tek nëna e tyre.

Më pas edhe tre nga të dyshuarit, nga marrëveshja paraprake me të dyshuarën e parë duke përdorur mundësitë e njëjta në disa raste, e kanë detyruar fëmijën në aktivitet seksual me të dyshuarit dhe personat e tjerë të panjohur në mesin e të cilëve ka pasur edhe një grua”, njoftojnë nga Prokuroria për krim të organizuar.

Sipas versionit të policisë, fëmija i keqpërdorur për qëllime seksuale përveç statusit të cenuar social ka edhe anomali shëndetësore.

“I dyshuari me inicialet G.SH nga Tetova duke e shfrytëzuar paaftësinë e fëmijës dhe statusin e cenuar social dhe shëndetësor, nga një marrëveshje paraprake më të dyshuarit S.S, A.P dhe K.H e kanë shfrytëzuar fëmijën duke e obliguar të ndërmerr veprime seksuale dhe e kanë shfrytëzuar për veprime seksuale bashkërisht me të dyshuarit R.A, I.Z, I.E, A.M, Q.Q, F.A dhe A.SH në këmbim të parave në vlerë nga 50 deri në 200 euro me qëllim përfitimet personale në rrugë jo ligjore”, deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Të gjithë të dyshuarit do të ndiqen penalisht për veprën penale “tregti me fëmijë”, ndërsa në akuzë u ngarkohen edhe rrethanat për kryerje të veprës ndaj personit të mitur. Sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, për veprat me të cilat ngarkohen të dyshuarit rrezikojnë dënime nga 8 deri në 10 vjet. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4244
Zgjedhjet në Kosovë, Vuqiç u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë është…
IMG_4242
Voton Ramush Haradinaj, thirrje qytetarëve: Kosova ka nevojë për votën tuaj
Policia_26-1
Aksion policor në Veles, kërkohet armë dhe municione të paligjshme
IMG_4239
Voton Albin Kurti – kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje
IMG_3029
Digjen tre kamionë në një kompani në Zhelinë të Tetovës
IMG_4222
“Jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”, Kurti për marrëdhënien me SHBA-në: Nuk mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë…