Drejtori organizativ i Spitalit të Tetovës, Armend Fazliu pas pohimeve të gazetarit Emin Azemi menjëherê ka vizituar repartin pediatrik ku ka kontrolluar të gjitha dhomat nëse ndonjëra është në kushtet siç ka pohuar Azemi.
“⚪️Për momentin jam në katin e pestë të Spitalit Klinik të Tetovës, reparti i pedijatrisë.
Çdo dhomë ekam vizituar vetë, të gjitha dhomat janë në temperaturë të ngrohtë.
Ata që thonë që është e kundërta i ftoj për vizitë. Bashkë me stafin tim do i presim në pedijatri” ka pohuar Fazliu.
https://www.facebook.com/763455991/posts/pfbid0uyA8AZr8Ae2J8GJYryrF4igvuRYgrcMHv9jnuXEN77vPDZHTfQAhgWZGJAcdtBLTl/?mibextid=Nif5oz