Lajme

Drenoci i Tetovës, e nderoi lirinë e Kosovës me trimin Aliriza Selmanin

Autori

Autori

Portali Tetova

April 5, 2023, 11:04

Shkruan Ismet Jonuzi-Krosi
ALIRIZA SELMANI ( 06.11.1973 – 27.05.1999)
Drenoci i Tetovës, e nderoi lirinë e Kosovës edhe me trima, të cilët kurrë s’iu frikësuan armikut sllavoçetnik. Midis luftëtarëve që u flijuan për shqiptari dhe për Kosovën e lirë, është edhe trimi, Aliriza Selmani.

Alirizahu lindi më 5 nëntor të vitit 1973 në Cerovë të Tetovës, por që më vonë familja e tij dhe ai erdhën për të jetuar në Drenoc të Tetovës. Ishte djali më i vogël i xha Selmanit, i cili si prind i mirë, edhe konakun e tij të vogël e kishte edukuar në frymën e atdhedashurisë Shkollën fillore, Alirizahu e mbaroi në shkollën “Migjeni” në Tetovë.

Për të siguruar kushte e rehati në familje, ai, u largua në mërgim, ku qëndroi dhe punoi për disa vjet. Ishte në Gjermani nga viti 1994 deri në vitin 1996. duke i ndihmuar kështu jashtëzakonisht familjes së tij Selmani në Drenoc. Edhe jashtë vendit, kudo, Alirizahu la përshtypje vëllazërore e sjellje shembullore. Takoi shumë shokë, shoqe e miq dhe me të gjithë bisedonte për vendlindjen e për çështjen kombëtare. Pati bashkëpunim e mirëkuptim me të gjithë që i njohu dhe i takoi.

Por, gjatë luftës së lavdishme dhe emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mundi të rrije i qetë. Vendosi të vijë e të luftojë, për të nderuar dhe mbrojtur tokën mëmë. Emblema e UÇK-së, e Adem Jasharit, Hamzës, bacë Shabanit, Qamil Ilazit (Bardhit), Rexhep Bislimit, Naim Bekës- Sokolit, dhe trimave të tokës heroike, i jepnin shumë forcë e moral për të ardhë sa më parë në Kosovën kreshnike.

U inkuadrua në Zonën Operative të Pashtrikut në Prizren, ku u njoh me shumë bashkëluftëtarë dhe qëndroi aty deri në flijim e në përjetësi. Alirizahu, ra dëshmor heroikisht më 27 maj, 1999 në rajonin e Pashtrikut të Kosovës, ku vepronte si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte marrë pjesë në luftime të drejtpërdrejta midis Ushtrise Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese barbare sllaviste.

Rënia e Alirizahut në varganin e të pavdekshmëve, ngjalli edhe më shumë forcë e angazhim liridashëse te bashkëluftëtarët e tij, për ta vazhduar luftën për liri dhe pavarësi kombëtare. Trimi, dëshmor Aliriza Selmani u varros me nderime në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, ku prehet edhe sot.

Lapidari i këtij ademjashari, gjendet në Gorozhupë, afër kufirit me Shqipërinë. Shqipëria Etnike, Kosova dhe Ilirida, mbeti pa luftëtarin dhe atdhetarin, fjalëpakë e punëshumë, Aliriza Selmani, trimërinë e të cilit nuk do ta harrojmë kurrë…

Alirizahu ishte fëmijë i katërt në mesin e gjashtë fëmijëve (4 djem dhe dy vajza) të prindërve, Selman dhe Fetije Selmani, të cilët tradicionalisht jetojnë me preokupimin për çështjen e atdheut. Ata kanë krenarinë që biri i tyre i dashur, vëllai, nipi e xhaxhai, u flijua për këtë tokë arbërore. Nderim veprës madhore të dëshmorit të kombit, Aliriza Selmani nga Drenoci i Tetovës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1138
Shorti në Ligën e Kombeve për femra, Kosova në grup me Maqedoninë e Letoninë
IMG_0773
Pasi i “paketoi” dy skuadrat madrilene, radha e “Zonjës së Vjetër” për ta njohur Zhegrovën
IMG_0533
Martinez: Jam i inatosur me referët, por i lumtur që morëm pikët
IMG_0165
Lirim Qamili, në mesin e tre të nominuarve për futbollistin e muajit
IMG_4236
Shkëndija fiton Besën, Shkupi mundet nga Voska në Ohër

Më shumë nga kategoria

IMG_0165
Lirim Qamili, në mesin e tre të nominuarve për futbollistin e muajit
IMG_4236
Shkëndija fiton Besën, Shkupi mundet nga Voska në Ohër
IMG_4204
Shkëndija përball Besës në Tetovë, Struga Trim Lum në Shtip kundër Tikveshit
IMG_4008
United e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy
xhaka-1-2048x1365
Sonte mësohet fituesi i “Topit të artë”, në listën e të nominuarve edhe Granit Xhaka
IMG_3887
Pa fitues në derbin në Tetovë, fitore të larta për FC Shkupin dhe Gostivarin
IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos
IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_1304
Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale
IMG_1292
Kishte keqpërdorur kartelën e pageses se babait te saj me mbi 10 mijë euro, ngritet padi ndaj 28-vjeçares nga Tetova
IMG_1268
Gjenden tre persona të vdekur në Shkup
IMG_1266
Mexhiti, komunave: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave
IMG_1265
Humb gruaja nga Shkupi, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj
IMG_1264
Nga e diela rënie të temperaturave për pesë deri në shtatë gradë

DIASPORA