Lajme

Edi Rama mbledh liderët shqiptar, LSDM mirëpret iniciativën

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 8, 2023, 02:01

Ende është e paqartë se a do të jenë prezent në Tiranë të gjithë kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni.

”Kemi marrë ftesë por ende nuk kemi qëndrim për pjesëmarrjen” – tha Bilall Kasami.
Në Tiranë me shumë gjasa do të jenë prezent Ali Ahmeti dhe Arben Taravari. Ky i fundit mbrëmë e konfirmoi se ftesa ka ardhur në adresë të Aleancës për Shqiptarët, e nga burime partiake Klan Maqedoni mëson se Ali Ahmeti ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Prezencën në takim e konfirmuan Menduh Thaci nga PDSH si dhe kreu i Alternativës Afrim Gashi.

E nga ana tjetër, tek blloku politik maqedonas, LSDM sheh vetëm gjera pozitive nga ky takim.

 

”Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë dhe i popullit maqedonas. Shqipëria është vend me të cilin së bashku ecim në rrugën evropiane dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Bashkë jemi edhe anëtarë të NATO-s dhe sigurish në planin ekonomik e kemi ngritur bashkëpunimin nëpërmjet iniciativës “Ballkani i hapur”.

Çdo takim që është formal dhe joformal dhe që është në interes të dy popujve, në interes të dy shteteve për ne është në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian” – tha Darko Kaevski.

Deri më tani, nuk ka pasur reagime nga ana e VMRO DPMNE-së dhe partive tjera maqedonase. Takimi pritet që të mbahet të martën në mbrëmje.

 

Nga burime partiake, Klan Maqedoni mëson se temë e diskutimit mund të jetë edhe stabiliteti politik i shumicës aktuale, e cila duhet të hyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, që janë edhe kusht për hapjen e negociatave. Sipas këtyre burimeve, ndodhitë e fundit në BDI por edhe rebelimi i disa deputeteve të LSDM-së, mund të jenë problem shtesë i shumicës për të siguruar votat e mjaftueshme për ti kaluar ndryshimet kushtetuese në Kuvend. /KlanMacedonia/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve