EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?

November 24, 2023, 04:11


Në dhjetor të vitit 2008 është themeluar Shoqëria Aksionare me emrin Lotaria Shtetërore e Maqedonisë me seli në Shkup. Por, si e tillë dhe me 100 për qind aksione në pronësi të shtetit ka funksionuar shumë më herët.

Sigurisht, ju kujtohet Super Bingo dhe Igor Xhambazov. Ishte një spektakël telviziv që transmetohej në televizionin publik në fillim të viteteve të ’90-ta. Ju kujtohet sigurisht edhe asistentja e tij me emrin Natali dhe fraza e tij e njohur: Natali, jepi njeriut!Në pjesën më të madhe të mbamendjes së opinionit publik, njohurit për këtë institucion të shtetit, fillojnë dhe mbarojnë me Tv Bingo, Natalin, Igorin dhe ndonjë parashtresë apo prapashtesë që lidhen me lojrat e fatit.

Ky ka qenë letërnjoftimi i Lotarisë Shtetërore për shumicën e popullatës, dhe në veçanti popullatën shqiptare. Për mbi tre dekada në pluralizëm, dhe për më tepër në sistemin monist, shqiptarët kanë qenë vetëm pjesëmarrës në lojrat e fatit, shitës rruge të biletave apo telespektatorë.

Për herët parë në historikun e këtij institucioni, një kuadër i përkatësisë entinke shqiptare merr drejtimin vetëm në vitin 2022. Nga ky moment fillon beteja mediatike.

Nga kjo kohë, Lotaria shtetërore është vënë në fokus të opinionit publik përsa i përket aspektit menaxherial. Media dhe parti politike, janë vënë në lëvizje për të komentuar vazhdimisht funksionimin e këtij institucioni. Po të vërehen raportimet e mëhershme të mediave, Lotaria shtetërore përmendet vetëm për fituesit e çmimeve apo dhurim donacionesh.

Brenda kësaj kohe, vazhdimisht është raportuar për ndarjen e tenderëve, reklamave, qiratë dhe çdo detal tjetër rreth funksionimit të këtij institucioni. Ndjekësit e mediave, mund të vërejnë që tendenca e informimit rreth funksionimit të Lotarisë Shtetërore ka filluar me emërimin e Përparim Bajramit në krye të këtij instutcioni.

Në shikim të parë, këto përkufizime të editorialit mund të interpretohen si tendencioze, por qëllimi nuk është këtu.

Qëllimi është që raportimet në media duhet të fokusohen tek mënyra procedurale e prokurorimeve, ligjshmëria e furnizimeve të kryera publike.

Në qoftë se ka shkelje ligjore, konflikt interesi apo çfarë do shkelje ligjore, atëherë le të denoncohet dhe instutucionet e shtetit le të veprojnë.

Për derisa nuk përmenden procedurat e prokurimeve publike por emrat e subjekteve pjesëmarrëse, raportimet janë të cekëta dhe lejnë hapësirë për të shfaqur dyshime që raportimet janë përgatitur në saje të paragjykimeve.

Dhe pse lindin këto dyshime. Në të gjitha këto raportime, nuk përmendet një statistikë e rëndësishme që ndërlidhet me përfaqësimin adekuat. Asnjë raportim në media, nuk shkruan që sa ishte përfaqësimi i shqiptarëve para se në krye të këtij institucioni të vinte Bajrami, dhe sa është sot.

Nisur nga të gjitha këto vërejtje, natyrshëm lind pyetja që kujt po i pengon që këtë institucion e drejton një shqiptar dhe kujt po i pengon që në prokurimet publike po marrin pjesë edhe subjekte tregëtare me pronarë shqiptarë.

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_8127
Enes Ibrahim: Kandidatët turq për deputetë nga “Fronti Europian” nuk ndajnë vlera të përbashkëta, do të largohen nga ky koalicion pas zgjedhjeve!
IMG_8125
Bekim Fazliu: Sa është kujdesur BDI për UÇK-në?!
IMG_8124
Artan Grubi: 30:0 për Frontin Europian që ta detyrojmë Mickovskin ti ha llafet e veta!
IMG_8101
Partitë në pikniqe – 1 maji si fushatë parazgjedhore!
IMG_8095
Azizi: Sheshi nuk është i BDI-së, koalicioni VLEN mban tubimin më 6 maj
IMG_8094
Ahmeti: Gjithkund goditet BDI – se kanë me BDI-në por me shqiptarët!

DIASPORA