Lajme

Ekonomia e TikTok-ut, si po e përdorin shqiptarët platformën e rrjeteve sociale

Autori

Autori

Portali Tetova

February 13, 2023, 08:02

Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht në mesin e gjeneratës Z (të lindurit e 1997 – 2012), TikTok po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm përtej bazës së tij të përdoruesve, për shkak të rëndësisë së memeve dhe tendencave të internetit, si dhe mënyrave në të cilat ai po ndryshon përmbajtjen e mediave sociale, përfitimin, viralitetin etj.

Ajo që ndodh me TikTok do të mbetet, me gjasa, në historinë e botës dixhitale, histori e cila do të na ndihmojë të kuptojmë se si do të zhvillohet ekonomia botërore gjatë 30 viteve të ardhshme.

Kjo s’ka të bëjë vetëm me rivalitetin global midis SHBA dhe Kinës, natyrisht, por përtej kësaj, për ndërveprimin midis teknologjisë dhe sjelljes njerëzore, për betejën midis etikes dhe jo etikës, për lindjen e profesioneve të reja, ndryshimet e strukturës së marketingut globalisht.

Duke qenë se varësia mes nesh dhe telefonave tanë është më e madhe se kurrë, ekziston një shans i vogël të mos keni dëgjuar për TikTok. Nëse nuk e njihni, TikTok është një platformë e mediave sociale që përdor një format të shkurtër video së bashku me një homepage që disi ju tregon gjithmonë saktësisht atë që dëshironi të shihni.

 

Për këtë arsye, aplikacioni është tepër problematik dhe paraqet disa nivele shqetësuese të angazhimit, me 1.1 miliardë përdorues aktivë mujorë që kalojnë mesatarisht 52 minuta në ditë.

Për ta vlerësuar më tej këtë, ai ishte aplikacioni më i shkarkuar për dy vite radhazi (2020 dhe 2021) dhe ka përqindjet më të larta të angazhimit për postim nga çdo konkurrent tjetër i mediave sociale.

Dominimi që ka në këtë treg ka lënë në hije shpejt fuqitë si Instagram dhe Facebook. Kjo ka krijuar një vlerë të madhe ekonomike për markat, me aftësinë e tyre për të angazhuar klientët potencialë në një nivel maksimal të të gjitha kohërave.

Pyetja që shtrohet është: si e kanë bërë këtë?

Ndikimi ekonomik i TikTok është i dyfishtë: së pari, algoritmi i tij kap kërkesën për të vlerësuar videot e njohura, më pas i tregon ato te një audiencë përkatëse që e shijon atë përmbajtje.

Së dyti, mundëson ‘tregtimin’ e produkteve në masë nëse prodhuesit krijojnë përmbajtjen e duhur, duke ulur ndjeshëm barrierat e bizneseve për të konkurruar. Bie fjala, në rast se ke klikuar dy herë një video me veshje fëmijësh, probabiliteti që të të dalin në homepage produkte të njëjta është shumë i lartë.

Varësia ndaj TikTok mund t’i atribuohet algoritmit të tij, i cili u jep përdoruesve përmbajtjen që ata duan të shohin më shumë. Kjo pjesë e kodit është një nga informacionet më konfidenciale dhe më të kërkuara në botë.

Gjigantë të tjerë të mediave sociale, si Facebook dhe Instagram, kryesisht u tregojnë përdoruesve të tyre përmbajtje nga krijuesit që tashmë po ndjekin, duke reduktuar ndjeshëm faktorin e ri dhe emocionues.

 

Anasjelltas, përdoruesve të TikTok u tregohen përmbajtjet që klikohen më shumë, edhe në rast se nuk e ndjekin përdoruesin. Nëse ju pëlqejnë të shihni përmbajtje me ushtrime në palestër dhe fitnesi, sigurisht që do t’ju rekomandohen video stërvitje, këshilla diete etj.

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, pohon se algoritmi i TikTok funksionon si një sitë për të gjetur videot më tërheqëse.

“Nëpërmjet algoritmit, ata zgjedhin se cilat video bëhen virale bazuar në disa karakteristika. Kur ngarkohet një video, ata do t’ia tregojnë atë një numri të vogël përdoruesish dhe do të vlerësojnë se si ndërveprojnë me të. Nëse videoja krenohet me një shkallë të lartë angazhimi përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve, ato do të rrisin qarkullimin e videos.

Nëse videoja nuk arrin të angazhojë shumë njerëz, ajo thjesht do të ngecë me pak ose aspak shikime. Këto metrika identifikojnë se cilat video ofrojnë dobi të lartë dhe sinjalizojnë për TikTok se kjo video do t’i mbajë përdoruesit të fiksuar.

Merrni si shembull Khabby Lame. Një emigrant në Itali i cili u bë viral për videot me situata qesharake dhe është bërë ylli më i madh i TikTok. Aplikacioni ka pranuar që kjo lloj media është shumë e kërkuar dhe e shpërndan atë në miliona faqe ‘për ju’. Këtu, lindin mundësitë dhe përfitimet për krijuesit e përmbajtjes” – thotë z. Kallanxhi.

Tiktok-erët shqiptarë

Nëse krijuesit e përmbajtjes në rrjetet e tjera sociale quhen “influencer” apo “bloger”, ata në TikTok quhen “tiktok-er”. Ky është vetëm një nga shumë ndryshime që ka kjo platformë nga rivalët e tij Facebook apo Instagram.

Valer Pinderi, një ndër përdoruesit shqiptarë aktivë të kësaj platforme, thotë për “Monitor” se ka paragjykime të “padrejta” mbi TikTok. Sipas tij, TikTok është një platformë me shumë potencial.

 

“TikTok, brenda një viti, arriti 1 miliard përdorues, ndryshe nga Instagram dhe Facebook. Ka ndryshime mes tyre se si u shfaqet përmbajtja përdoruesve. Deri më sot, gjithçka shikoje në rrjete sociale, ndikohej nga cili ndjek.

Ndërsa TikTok punon me përmbajtjen që ti klikon. Ka rrëmbyer dyfishin e Instagram në kohën që kalon një përdorues. Në Shqipëri ajo që vura re unë si sipërmarrës e trajnues, është se të rinjtë kalojnë 8-12 orë në rrjete sociale. Mund ta them pa frikë se tashmë rrjetet sociale janë media e katërt”, – thotë z. Pinderi.

Në vijim, sipas vëzhgimit të tij, krijuesit e përmbajtjes në Shqipëri janë ende amatorë, krahasuar me përdoruesit.

“Ata që hapin një profil në TikTok p.sh., nuk e vlerësojnë siç duhet. E nënvlerësojnë. Ndërkohë kjo platformë ka aq shumë potencial që p.sh. krijuesit e huaj e kanë kuptuar dhe krijojnë përmbajtje unike, interesante etj. Aktualisht, kam punësuar 8 persona nga TikTok”- thotë ai.

I pyetur ne rast se edhe Instagram po shndërrohet në Facebook-un e dikurshëm, ai shton se po shohim historinë të përsëritet: influencuesit e blogerët do jenë të fortë në Tiktok, më shumë se sa në Instagram, për shkak të numrit më të madh të përdoruesve.

 

“Për momentin nuk janë niveli i duhur, se janë të parët që po e eksplorojnë. Duhet konsideruar edhe kjo gjë: Përmbajtja e videos do më shumë kohë dhe punë se sa fotoja e Instagram, duhet të mësojnë video vertikale, të gjithë kompanitë duhet të mësojnë këtë”

Më tej, z. Pinderi shton se kompanitë e bizneset shqiptare janë skeptike për këtë platformë, janë më shumë të fokusuara tek Instagram, por duhet marrë në konsideratë se përmbajtja do të lidhet me interesin e përdoruesit.

“Sa më shpejt ta nisin, aq më shumë mund të rriten. Ekziston mundësia edhe e mbylljes nga shtete të ndryshme për shkak të thyerjes së rregullave të privatësisë ose gjeopolitika që lidhen me vendin e krijuar, pra Kinën. Mbase kjo arsye i bën bizneset të hezitojnë që të kenë prani më të fortë në këtë platformë” – thotë z. Pinderi.

TikTok është shndërruar në një burim shumë të mirë të ardhurash. Personazhe të ndryshme të showbiz-it shqiptar prej kohësh janë shumë aktivë në këtë rrjet, ku përveç reklamave të ndryshme, mund të përfitojnë edhe thjesht përmes postimit të videove apo realizimit të Live-ve.

 

Modalitetet e monetizimit të atyre që në TikTok njihen si “gifts”, pra në shqip, përkthehet në shuma të mëdha parash.

Vlera e dhuratave në këtë rrjet social, varion nga 0 e deri në 500 dollarë, teksa dhurata më e shtrenjtë është “TikTok Universe”. Cilado të jetë shuma që artistët marrin, 50% të saj e fiton vetë rrjeti social në fjalë.

Këngëtarët shqiptarë nga videot Live, që (mund të) realizojnë çdo natë, përfitojnë mesatarisht një mijë euro në ditë, pa llogaritur përqindjen që merr TikTok-u. Bazuar në këtë llogari, rezulton se fitojnë qindra euro në ditë vetëm nga videot Live.

Fitimet

Këngëtarët shqiptarë nga videot Live, që (mund të) realizojnë çdo natë, përfitojnë mesatarisht një mijë euro në ditë, pa llogaritur përqindjen që merr TikTok-u. Bazuar në këtë llogari, rezulton se fitojnë qindra euro në ditë vetëm nga videot Live.

Mundësi për bizneset

Bizneset janë vazhdimisht në kërkim të tendencave në zhvillim për të tregtuar më mirë produktet e tyre. Fakti që ju nevojitet vetëm një telefon inteligjent dhe përmbajtje tërheqëse për t’u reklamuar miliona njerëzve është vërtet shkatërrues.

Kjo siguron një kthim shumë më të madh për firmat sesa pagesa e shumave monumentale për tabelat, reklamat e revistave dhe reklamat televizive. Në vend të kësaj, ata mund të paguajnë një krijues të vetëm përmbajtjeje, t’i dërgojnë një produkt dhe të krijojnë një fushatë shumë më tërheqëse dhe efektive.

Kjo ka prishur plotësisht status quo-në e kompanive që konkurrojnë me njëra-tjetrën, pasi firmat e vjetra që luftojnë me marketingun e mediave sociale janë tejkaluar nga ato që janë pioniere. Ajo ka hapur rrugën për firmat e epokës së re, që po kalojnë valën e tregtisë elektronike TikTok të marketingut organik; ata që kanë zgjedhur ta injorojnë po mbeten në hije.

Kompanitë kanë potencialin të prishin tregjet e tyre konkurruese nëse mund të përdorin në mënyrë efektive videot virale që shfaqin produktet e tyre. Pavarësisht nëse jeni adhurues i TikTok apo jo, ndikimi i tij në ekonominë e sotme është i pamohueshëm.

Si gjenerohen të ardhura

Shkrova “Si të fitoj para” në shiritin e kërkimit të TikTok dhe thjesht pashë atë që doli. Videot e shfaqura për mua drejtohen nga algoritmi i faqes, i cili nuk është transparent, por besohet se i udhëzon përdoruesit drejt videove që janë të angazhuara, të pëlqyera dhe të shpërndara gjerësisht.

Videoja e parë që pashë kishte të bënte me një profil të ndjekur në këtë platformë të një të riu nga qyteti i Durrësit, i cili krahas profesionit të IT, ka një angazhim që i referohet mësimdhënies së të rinjve për botën dixhitale.

Msc Said Duleviç është një ndër llogaritë shqiptare që përdor platformën për shpërndarje informacionesh, promovime eventesh/trajnimesh. I pyetur se sa para fiton në rrjete sociale, ai shkurtimisht tregon balancën në TikTok, shuma e së cilës ishte 4 dollarë.

“Rrjetet sociale në vetvete nuk të japin para për angazhimin, ndryshe nga kanalet e YouTube që mund të monetizohen për ndjekësit dhe shikimet. Ky nuk është qëllimi se pse unë jam aktiv në TikTok. Vizioni dhe qëllimi im është të jem vetvetja, të jap këshilla mbi përvojën time dhe sipërmarrjen që kam, si dhe të ndihmoj.

Nuk jam si shumica që qëllim kryesor kanë të fitojnë para. Ka shumë profile shqiptare që e kanë çuar profilin e tyre në 50 mijë ndjekës e më lart dhe kur kanë parë që paratë nuk fitohen nga thjesht të pasurit një profil, e kanë lënë.

Platforma TikTok, por edhe Instagram, kërkon vazhdimësi dhe ata që duan ta monetizojnë, kanë mundësi ta bëjnë këtë nëpërmjet bashkëpunimeve me markat, ose live videos që së fundmi janë burim të ardhurash në TikTok”- thotë z. Duleviç.

Se cilat janë mundësitë për të fituar para në TikTok, z. Duleviç thotë se ka disa.

“Bashkohuni me Fondin e Krijuesit TikTok. Shisni mallra te fansat tuaj. Bëni live dhe mblidhni dhurata virtuale. Bashkëpunoni me influencues ose marka të tjera në tregun e krijuesve të TikTok. Krijoni reklama në partneritet me menaxherin e reklamave TikTok.

Projektet Crowdfund, duke mbledhur donacione nga fansat. Këto janë disa nga mundësitë”, – thotë ai, duke përmendur edhe një të fundit, atë të ofrimit të abonimeve për fansat.

Cilët janë “fituesit” në TikTok?

1.Muzika

TikTok mund të jetë një mjet për artistët për të tërhequr audiencën në muzikën e tyre, Popullariteti masiv i “Old Town Road” të Lil Nas X, i cili mund t’i atribuohet pjesërisht TikTok #YeeHawChallenge theksoi potencialin e TikTok si një platformë promovimi muzikor dhe mbi mënyrën se si artistët e muzikës mund të luajnë rol vendimtar në suksesin e memeve në aplikacion.

Duke qenë se videot e TikTok përbëhen nga klipe 15-60 sekondash, shpesh të vendosura në muzikë (deri në pikën ku quhet një aplikacion për sinkronizimin e buzëve), ai duhet të merret me të drejtën e autorit të muzikës dhe shpërndarjen e kompensimit për artistët, puna e të cilëve përdoret.

Ligjet për të drejtat e autorit zbatohen për klipet e përdorura në TikTok, por krijuesit nuk kompensohen gjithmonë, veçanërisht sepse është e vështirë të gjurmosh çdo shembull të një kënge që përdoret. Ndërsa TikTokers kanë mundësinë të lidhen me një këngë që shfaqet në videon e tyre, shumë këngë mbeten të paetiketuara, duke mos ofruar shumë ekspozim për artistët që i kanë krijuar ato.

2.Markat

Marrja e markave mund të përbëhet nga kombinime reklamash që shfaqen kur përdoruesit hapin aplikacionin, reklama banerash, sfida me hashtag dhe filtra të sponsorizuar për t’i përdorur krijuesit.

Nëpërmjet një sërë metodash reklamimi brenda aplikacionit, këto marrje të markave mund të tërheqin përdoruesit përsëri në faqen e internetit të një marke ose faqen e TikTok dhe t’i nxisin ata të marrin pjesë në një sfidë të sponsorizuar me hashtag.

Të dhëna specifike për Shqipërinë nuk ka, por platforma e të dhënave botërore mbi marketingun AdWeek raportoi se çmimet për reklamat e marrjes së markës mund të shkojnë nga 50,000 deri në 100,000 dollarë.

Shembuj të kësaj përfshijnë sfidën #BeABrawlStar, e cila u sponsorizua nga krijuesit e aplikacionit Brawl Stars (500+ milionë shikime), sfida #AnotherLikeMe e Taylor Swift për të promovuar këngën e saj më të fundit (150+ milionë shikime) dhe #FriendLikeMeSfida për t’u përhapur.

Publiciteti rreth ribërjes së Aladdin të Disney (248+ milionë shikime). Me pak fjalë, në rast se shihni se një këngë u bë virale nuk ka qenë krejt rastësisht. Pas saj, fshihen qindra mijë dollarë.

3.Reklama

Reklamat mund të përbëhen nga video ose imazhe statike që shfaqen midis videove në furnizimet “Për ty” ose “Në ndjekje” të një përdoruesi. Më pas ata mund të lidhen me faqen e internetit të një produkti, ose në dyqanin e aplikacioneve të Apple për të shkarkuar menjëherë një aplikacion. ByteDance ende nuk e ka zbuluar çmimin për reklama të tilla.

Meqenëse çdokush mund të krijojë një llogari falas, kompanitë kanë mundësinë të krijojnë një faqe për markën e tyre për ta evidentuar atë në aplikacion. Nga atje, nëse blejnë reklama ose partneritete sfiduese me hashtag, ata mund të etiketojnë faqen e tyre, përveç lidhjes me faqen e tyre dhe faqet e produkteve.

Sistemi i verifikimit të përdoruesve të TikTok (dy shigjetat me shenjën blu) është aktualisht në beta. Një shenjë kontrolli mund të sqarojë se faqja e një marke është zyrtare dhe të ndihmojë në tërheqjen e trafikut drejt saj. Faqet e markave të verifikuara kanë gjithashtu opsionin për t’u lidhur me një sajt të jashtëm, një veçori që nuk është e disponueshme për përdoruesin mesatar të TikTok.

4.Blerjet në aplikacion: Monedha

Përdoruesit kanë mundësinë të blejnë monedha virtuale përmes veçorisë së portofolit të TikTok, të cilat më pas mund t’ua japin krijuesve të preferuar për të shfaqur mbështetje. 100 monedha mund të blihen brenda aplikacionit për 0,99 dollarë. Përdoruesit shpenzuan 5.5 milionë dollarë të raportuara globalisht për monedha gjatë 2020, viti i fundit i raportimit.

Monedhat mund të shkëmbehen me “dhurata” dhe “diamante” të cilat më pas mund t’u dhurohen krijuesve të përmbajtjeve.

Vlera monetare e këtyre dhuratave është e ndarë midis TikTokers dhe ByteDance. Një artikull i BBC-së raportoi se disa fëmijë dhe adoleshentë janë ndier nën presion për t’u dhënë dhurata krijuesve dhe se disa influencues premtuan të ndajnë numrat e tyre të telefonit, ose të japin trajtime të tjera të veçanta, në këmbim të dhuratave monetare.

5.Të ardhura për krijuesit

Ndërsa TikTok duket se ka kënde të shumta në të cilat ByteDance mund të fitojë para, rruga drejt fitimit për krijuesit është më pak e qartë. Programet e partneritetit YouTube dhe Twitch lejojnë disa krijues të njohur të arrijnë të ardhura fitimprurëse dhe shumë të tjerë të bëjnë mjaft për të mbështetur hobin e tyre.

Në mënyrë që të jetë një platformë tërheqëse për krijuesit dhe ndikuesit kryesorë, TikTok do të duhet të lehtësojë mënyrat që ata të fitojnë para nga videot e tyre në një mënyrë ose në një tjetër.

Aktualisht, TikTok nuk ka zbuluar informacion në lidhje me një program partneriteti ose metodë të pagesës së krijuesve të njohur. Por, postimet e etiketuara me #TikTokpartner tregojnë se TikTok mund të ketë një lloj programi partneriteti krijues në punë.

Influencuesit dhe krijuesit kryesorë të TikTok shpesh janë në gjendje të gjejnë burime të ardhurash përmes sponsorizimeve dhe partneriteteve të palëve të treta.

Këto mund të marrin formën e vendosjes së produktit ose shërbimit, videove me pagesë për faqen e një marke, apo dhe reklamave të tjera. Influencuesit e TikTok mund të përdorin gjithashtu praninë e tyre në aplikacion, për të drejtuar vëmendjen te mjetet e tjera të mediave sociale ose dyqanet apo shërbimet e tyre individuale, duke krijuar blerës potencialë nga ndjekësit e tyre.

Kokaina dixhitale për të rinjtë

Sipas studimeve të fundit, TikTok është kokaina dixhitale për fëmijët. Ekspertët e shëndetit mendor, si dhe të sjelljes sociale, kudo në botë, kanë filluar të diskutojnë për efektet e varësisë nga kjo platformë.

Marsi Simo, sociologe, thotë se është një platformë që nxit njerëzit të jenë dikush që nuk janë.

“TikTok po bëhet shpejt platforma më shkatërruese e mediave sociale që ka ekzistuar ndonjëherë, sipas studimeve neurologjike dhe socio-psikologjike. Ndërfaqja është krijuar në mënyrë eksplicite për të rrëmbyer dhe për të shkurtuar hapësirën e vëmendjes dhe dopaminën.

Çfarë do të thotë kjo? Videot e shkurtra po zbehin gradualisht aftësinë për përqendrim në kohë më të gjatë dhe shpesh të lexosh pak faqe libri apo të shohësh një film/dokumentar: bëhet e mërzitshme!

Ndërsa Dopamina është një neurotransmetues që ndihmon në kontrollin e qendrave të shpërblimit dhe kënaqësisë së trurit. Është si një çelës që i thotë trurit tuaj “hej kjo qenka mirë, bëje përsëri”. Ajo që e bën këtë më keq është se 32.5% e përdoruesve të TikTok janë midis moshës 10 dhe 19 vjeç dhe 29.5% e tyre janë midis moshës 20 dhe 29 vjeç.”- përfundon ajo.

Shifra

Tiktok numëron 250 mijë përdorues shqiptarë, nga ku 230 mijë janë aktivë. Sipas statistikave, 75.8% janë meshkuj, ndërsa 24.2% femra. Sa i përket moshës, mbizotëron grupmosha 18-24 vjeç, me 68.5%, më pas 25-34 vjeç me 23.8%, 35-44 vjeç me 4.7%, 45-54 vjeç me 1.8% dhe mbi 55 vjeç me 1.3%.
Burimi: Start.io

Ekonomi e re

TikTok ka nxitur një ekonomi të fuqishme krijuesi, të financuar nga reklamat dhe partneritetet e markave. Ndërsa kjo strukturë ekonomike mund të sigurojë jetesën për krijuesit, ajo ka rezultuar gjithashtu në dëmtime serioze te përdoruesit, duke përfshirë ngacmimet dhe abuzimet, të cilat vetë krijuesit përpiqen t’i balancojnë. Një tjetër problematikë e shfaqur në këtë platformë e jo në të tjerat ka qenë shpërndarja masive e informacioneve rreth shëndetit mendor, ku udhëzoheshin qetësues pa kriter e rekomandim mjeku.

Ekonomia e TikTok

Ekonomia e TikTok funksionon në mënyra të ndryshme dhe paratë udhëtojnë përmes një sërë kanalesh. Ndërsa aplikacioni vazhdon të evoluojë, ka të ngjarë që këto metoda të bëhen më të qarta dhe se do të ketë një rrugë më të qetë për krijuesit për të fituar para dhe për sponsorët që të përfitojnë nga potenciali i aplikacionit për të fituar para nga memet, hashtag, videot live etj. dhe për të arritur një audiencë të Gjeneratës Z.

Ndikimi në ekonomi

Ka mënyra të panumërta që TikTok ka ndikim në ekonomi. Së pari, të kesh një prani dhe platformë në mediat sociale tani është bërë një punë me kohë të plotë për disa adoleshentë dhe të rinj. Shembulli më i përfolur është një vajzë 16-vjeçare nga Connecticut e quajtur Charli Dámelio.

Ajo filloi të shpërthejë në TikTok nga fundi i vitit 2019, duke fituar shumë ndjekës. Damelio tani ka rreth 100 milionë ndjekës në llogarinë e saj. Thuhet se ajo fiton mbi 4 milionë dollarë, jo keq për një adoleshente 18-vjeçare. Së dyti, TikTok gjithashtu ka një ndikim të madh, të paprecedentë në industrinë e muzikës.

Shumica e TikToks shoqërohen nga një këngë në sfond. Shumë artistë janë evidentuar me një hit, sepse kënga e tyre ishte futur në një TikTok dhe ata ishin të njohur vetëm për atë këngë. Së fundmi, bizneset ndikohen shumë nga TikTok për shkak të ndikimit të tij të madh në konsumizëm.
Për shembull, një trend i fundit i veshjeve në TikTok ka qenë pantallonat e ngushta Aerie Crossover. Pasi një vajzë filmoi një TikTok me këto pantallona, ato u shitën në më pak se 24 orë në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanë.

Fitimet globalisht

Sipas të dhënave më të fundit, të ardhurat e TikTok nga reklamat parashikohen të arrijnë në 11.64 miliardë dollarë në vitin 2022, që është më shumë se totali i kombinuar i konkurrentëve Twitter dhe Snapchat. Gjysma e këtyre të ardhurave pritet të vijë nga Shtetet e Bashkuara.

Përdoruesit më të njohur të TikTok në botë, në vitin 2022

Në shtator 2022, krijuesi dhe komediani i TikTok, Khabane Lame, ia kaloi zyrtarisht kërcimtares Charli D’Amelio si krijuesja më e ndjekur në TikTok, me mbi 152 milionë ndjekës. E treta në renditje është Këngëtarja Bella Poarch, me një total prej 92.4 milionë ndjekësish./MONITOR

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
Bajram Rexhepi
Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e mira me të mirë kthehet, edhe ne do t’ia kthejmë me të mirë, por do të kemi më shumë punë
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku

DIASPORA