Grubi ia mbylli gojën VMRO-së

Grubi ia mbylli gojën VMRO-së

February 24, 2023, 03:02

Grubi ia mbylli gojën VMRO-së

Ndryshimi i fundit 16:03 24 Shkurt, 2023

VMRO – Grubi, fakti më i fortë se dhjetë akuza pa fakte!
Pra, nëse ka ndonjë ilaç “universal” ndaj fjalëve boshe ose akuzave të pabaza, nuk është përgjigja ndaj tyre me të njëjtën mënyrë, por kur atyre u përgjigjesh me fakte. Këtë gjë e bëri pa hezitim Zëvendëskryeministri i Parë në një betejë të hapur verbale me oponentët e vet.

Shkruan: TetovaSot

Kështu sot komentohej në Çarshinë e Shkupit fjalimi i djeshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, në Kuvend. Kështu janë edhe reagimet e qindra qytetarëve nëpër rrjetet sociale.

Dukej sikur Grubi ishte në defanzivë disa ditë me radhë nga fushata që kundër tij që e nisi deputeti i VMRO-së, Mile Levkov, duke e ngarkuar për keqpërdorim të detyrës dhe përfitime të familjarëve ose bashkëpartiakëve të tij, e duke e vazhduar kolegë të tij brenda dhe jashtë parlamentit, të orkestruara mirë edhe nga media të afërta me këtë parti. Bile, ata i çuan mesazh Grubit që të paraqitet para tyre, e jo që t’u përgjigjet përmes “gazetarçiqave” të tij!
Dhe Grubi iu doli përballë dhe mbajti fjalimin e tij, që i la pa tekst.

Sëpari, ua përplasi në sy faktin e rremë për agjencinë turistike të vëllait me faktin që u mbështet edhe nga Banka, se objekti për të cilin akuzohej, është blerë me kredi afatgjate dhe shumë kohë para se ai të merrej me angazhime të larta shtetërore.

E njëjta gjë ishte edhe sa i përket drejtoreshës së Byrosë së Metrologjisë, për atë tenderin e famshëm që e përmendnin. Grubi i la pa mburojë duke iu thënë të drejtohen në Ambasadën Evropiane prej ku është ndarë tenderi, e jo te ai!
Dhe së treti, e vuri veten në dispozicion të Prokurorisë që t’i hulumtojë të gjitha pretendimet e VMRO-së.

Kështu, doli në shesh se si VMRO-ja me fakte ose gjysmëfakte din të manipulojë, ose edhe më keq, të dalë një parti amatore e cila bie në kurthin e thashethemeve ose sajesave të veta. Më së miri u pa se këtij lloji të akuzave, nuk është ilaç as heshtja, e as përgjigja emotive, por kundërvënie me fakte, sepse sepse fakti është ai që i le pa fjalë ata që për ndonjë arsye të vetën duan të krijojnë kontekste manipulative ndaj kundërshtarëve politikë.
Përveç akuzave të VMRO-së, duke menduar se kanë gjetur pikën e dobët të Grubit, mund të merret edhe qasja selektive mediale. Kështu një storie hulumtuese që qenka marrë me të punësuarit dhe bashkëpunëtorët me honorar, krijon percepcion të shtrembëruar.

Mediumi që e ka botuar storien pyetet: prej nga nevoja e “ministrisë së Grubit” që paska 354 të punësuar, paska nevojë edhe për honorarxhinj. Kështu e thënë, duket atraktive dhe sikur në Ministrinë e Sistemit Politik qenka çerdhja e punësimeve masive pa kriter, ndërkaq e vërteta është se shpalljet për punësim janë realizuar përmes kësaj ministrie dhe shumica e të pranuarve në punë edhe nga konkursi i fundit, janë transferuar në institucione të tjera. Dhe praktikisht, kjo ministri ka disa fish më pak se ajo shifër. Ndërkaq e thënë dhe e dhënë në mënyrë selektive, edhe për honorarxhinjtë, del se vetëm në këtë ministri paska të angazhuar bashkëpunëtorë me honorarë, ndërkaq e vërteta është krejt ndryshe. Sepse, në çdo institucion, ka të tillë të angazhuar për nevoja të ndryshme, qoftë për kohë më të shkurtër, qoftë për më gjatë.

Pra, nëse ka ndonjë ilaç “universal” ndaj fjalëve boshe ose akuzave të pabaza, nuk është përgjigja ndaj tyre me të njëjtën mënyrë, por kur atyre u përgjigjesh me fakte. Këtë gjë e bëri pa hezitim Zëvendëskryeministri i Parë në një betejë të hapur verbale me oponentët e vet.

A

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA