Grubi: Vetëm Rusisë i konvenon qe te kemi vatra...

Grubi: Vetëm Rusisë i konvenon qe te kemi vatra zjarri ne Ballkan

Autori

Autori

Portali Tetova

January 27, 2023, 08:01

“Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në çdo institucion, komunë apo drejtori”, tha zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi duke iu përgjigj në një nga pyetjet e shumta të parashtruar nga qytetarët në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së – Ali Ahmeti me elektoratin dhe bazën partiake.

“Më bëhet zemra mal në çdo tubim të Tetovës! Po bëhen shumë pyetje të mira dhe të gjitha bëhen për projekte infrastrukturore dhe projekte kapitale.

Për përdorimin e dygjuhësisë, unë do them ta ndiqni seancën qeveritare të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, çdo shkrim sot është në gjuhën shqipe, çdo letër e kemi shqip.

Gjuha shqipe në çdo institucion, komuna apo drejtori është gjuhë zyrtare. Po dëgjoj se thonë, pse Artan Grubi nuk flet në Tetovë.

 

Mos harroni se unë kam pas vetes nja pesë Artan Gruba të tjerë, sepse trimi i mirë më shokë shumë”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Mos harroni, shtoi më tej ai, se të ndarë e të përçare na do vetëm ar miku.

“Kemi kryer projekte madhore, po flas këtu për shkolla, institucione, teatrin muzikor në Tetovë etj. Kemi dalë gjithmonë fitues në çdo proces, ndaj mos lejoni të përçahemi e të jemi servil, por të bëhemi faktor vendimmarrës! Në këto rrethana gjeostrategjike për vendin tonë, mos harroni se Rusisë i konvenon të kemi vatra zjarri në Ballkan”, nënvizoi Grubi.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA