Lajme

Hajdari: A do ta shpetojnë edhe njëherë Ali Ahmetin, liderët e opozitës shqiptare në Tiranë?

January 9, 2023, 07:01

Shkruan: Fejzi Hajdari

Njehere e shpetuan me Deklaraten e Tiranes, 6 vite me pare, kur Aliu gjendej ne situate teper te veshtire politike
Tani, per se dyti, a do ta shpetojne pikerisht kur Ahmeti perballet me betejen me te rende qe nga ekzistimi i kesaj partie – perballjen me ‘Grupin e Zjarrit’, dhe sidomos luften kunder korrupsionit, pas paralajmerimeve te ambasadores amerikane ne Shkup se gjate mandatit do te perqendrohet pikerisht ne kete pike.

Perndryshe Takimi i Tiranes asgje te vecante e rendesishme nuk do te sjellje, sic nuk kishte sjellur, as takimi i po ketij formati para 6 vitesh. Takim do t’i mundesoje Rames edhe njehere te tregohet medemek si ‘lider i shqiptareve’ ne rajon, gje qe nga mediet e tij nen kontroll, do te qarkullojne pa numer fotografish nga ky takim. Dhe kaq. Asgje me shume e me pak.

Opozita shqiptare me pjesmarrjen bllanko ne kete takim , do t’i mundesoje Ali Ahmetit te deshmohet si lider i shqiptareve dhe parti e parivalizueshme ne Maqedonine e Veriut (MV).

 

Nje gje eshte e sigurte se vetem lidershipi i opozites nuk do te perfitoje asgje nga ky takim. Gjithcka tjeter do te jete vetem bla, bla, bla… Ne stilin: U bisedua…, u morem vesh, u dakordesuam…
Pjesemarrja ne kete takim, per ithtaret dhe mbeshtetesit e “Open Ballkanit”, do te jete edhe nje sinjal se “ideja nuk ka vdekur”!.

Dilema do te mbetet gjithmone e hapur: Çfare kerkon opozita shqiptare e Maqedonise se Veriut, pavaresisht ‘agjendes”, ne takim me mbeshtetesit e “Open Ballkanit” idese ruse te cilen e promovon Serbia? Opozita me kete pjesëmarrje sikur eshte pajtuar me gjendjen e tanishme dhe nuk pretendon me shume se kaq.

Të shkosh ne Tirane sa per ta bere nje foto me Edi Ramen, mbeshtetesin e forte te “Open Ballkan”-it dhe ne nje takim i cili per nga formati, rrethanat dhe konstelacioni, favorizon vetem Ali Ahmetin si “lidership i pakontestueshem” ne Maqedonine e Veriut, ma shume se absurd, mua me duket shume naiv dhe diletantesk.

 

Me takime qe afirmojne lojtaret OpenBallkanistë, nuk i jepet shtytje vendeve per integrime euro-atlantike. Kjo eshte e kunderta e ketij rrugetimi. Eshte pikerisht vetem lufta kunder korrupsionit dhe krimit, ajo qe vendin mund ta shtyej shpejt drejte integrimeve. Ne fakt, kete po e kerkon edhe SHBA-ja por edhe BE’ja.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler