Lajme

Kasami dhe Gashi hedhin hapin e parë në krijimin e frontit opozitar, nënshkruhet deklarata politike për bashkëpunim

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

May 26, 2023, 09:05

“Në frymë të kërkimit të mënyrave për artikulimin e zërit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot – në hapësirat e Kuvendit – u takuan kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe kryetari Alternativës, Afrim Gashi.

Arsye e këtij takimi ishte zyrtarizimi i gatishmërisë për të bashkëpunuar dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet politike të të dyja partive në drejtim të ndërtimit të një kampi opozitar që, fillimisht, do t’i artikulojë dhe mbrojë interesat strategjike integruese të vendit, ato etnike shqiptare dhe, në përgjithësi, ato qytetare, ndërsa më tej do të synohet që ky bashkëpunim të shtrihet në nivele të tjera të ndërveprimit politik.

Duke qenë në një kapërcyell të rëndësishëm, kur procesi integrues po ngec, kur korrupsioni politik është bërë suksesi i vetëm i këtij pushteti, ndërsa të drejtat etnike shqiptare përsëri vihen në peshore të disfavorshme, momenti historik imponon që të gjitha forcat politike shqiptare, por jo vetëm politike, të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar këtë qeverisje të korruptuar, të paaftë dhe të dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve.

Për këtë qëllim, dy kryetarët, Kasami dhe Gashi, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, që është zotimi formal i dy partive përkatëse për ta zyrtarizuar këtë dakordim.

Për hapat e mëtejmë, për mundësitë e reja të bashkërendimit, si dhe për faktorët e tjerë që do t’i bashkohen këtij kampi, opinioni do të informohet më kohë”, thuhet ne kumtesën e Lëvizjes Besa dhe Alternativës.

 

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
anketa-IKPSJ
IKPSJ: Anketa s’është për “rejtingun”, por për “cilën parti e ndjeni më të afërt”
Blerant Ramadani
Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata
Ali Ahmeti
Cënimi i gjuhës shqipe! Ali Ahmeti: Mos shohin ëndrra, kthim prapa s’ka!
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së!
bilall-1
Ish komunistët letër të hapur Kasamit – Mos i ndryshoni emrat e rrugëve të Tetovës!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”