Çaste më parë individ të papërgjegjshëm kanë dëmtuar një koprë të mbeturinave në qendër të qytetit. I menjëhershëm ka qenë rreagimi i organeve komunale duke e rregulluar të njëjtën dhe vendosur në vend.
Samet Bislimi nga komuna e Tetovës pas rregullimit të korpës ka deklaruar për Tetova1 se korpa është rregulluar por turpi i keqbërësve ngeli.
Dukuria e shkatërimit të pronës publike në Tetovë nuk është e re, ditë më parë u dëmtuar çeshma e cila gjendet në Parkun e Xhamisë Pashës. /tetova1/