Kovaçevski dhe Taravari nesër zyrtarisht do të ...

Kovaçevski dhe Taravari nesër zyrtarisht do të ulen në tryezën e negociatave

Autori

Autori

Portali Tetova

January 29, 2023, 04:01

Zyrtarisht nesër pritet të fillojnë bisedimet mes qeverisë në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në qeveri. Të dy palët janë shprehur se fillimisht në këto bisedime do të duhet të merren vesh për programin qeverisës ndërsa në fund të flasin edhe për ndarjen e posteve. Përveç Taravarit, në ekipin negociues të ASH-së janë edhe Ziadin Sela, Krenar Lloga, Isen Shabani, Ilire Dauti, Bujare Abazi dhe Elmi Aziri.

Ndërkaq nga LSDM-ja nuk japin detaje se kush do të përfaqësojë qeverinë në këto takime, por thonë se vendit i nevojitet një shumicë me të gjitha partitë politike që janë për anëtarësimin e vendit në BE.

“Aleanca për Shqiptarët është një nga partitë e cila është deklaruar se janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese që shteti të vazhdojë rrugën evropiane, këtë e ka deklaruar disa herë, ndërsa në këtë drejtim është e nevojshme të kemi marrëveshje programore dhe e përsëris, secila parti politike e cila është për rrugën evropiane të vendit, dyert i ka të hapura”, tha Darko Kaevski, LSDM.

As nga partia Alternativa nuk kanë caktuar dikë nga partia e tyre që do të jetë pjesë e këtyre negociatave. Nga kjo parti, dje deklaruan se një gjë e tillë nuk është e nevojshme pasi pikë së pari duhet partitë në pushtet të merren vesh mes vete.

 

Nga ana tjetër Aleksandar Nikolovski nga partia opozitare VMRO-DPMNE potencoi se Taravari mund të jetë i shantazhuar me çka detyrohet të përfshihet në qeveri.

“Një nga tezat më qesharake është se hyjnë në qeveri për t’i siguruar shumicë për ndryshimet kushtetuese prej 80 deputetëve edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm se kësi soj shumice nuk ka, mendoj që dëshiron të hyjë në Qeveri për shkak të matematikave, tash a është matematika byreku apo diçka tjetër, duhet vetë ta thotë 14:24 por e qartë është se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikave, në fund ky është vendim i tyre, ndoshta është i shantazhuar, ka edhe zëra të tilla që dëgjohen në pazarin politik, por unë nuk dua të spekuloj më shumë për këtë”, u shpreh Aleksandar Nikolovski.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët mes tjerash i bëjnë thirrje opozitës maqedonase të reflektojë pasi që siç thonë, lider i tyre vijon të jetë azilanti Nikola Gruevski.

“Kjo ndodh me meritë të partisë së pa reformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase. Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj për fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedoninë e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me poezi, por kërkoni ndihmë për të dalë nga balta në të cilën u ka zhytur Levica”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Aleancës./Alsat.mk

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA