Kosove

Kurti: NATO-n e duam në Kosovë, e Kosovën në NATO

Autori

Autori

Portali Tetova

July 14, 2024, 02:07

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm.

Kryeministri njëherit edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti para delegatëve foli për të arriturat dhe sfidat gjatë qeverisjes së tij me vendin.

Duke folur për sfidat, ai përmendi situatën dhe zhvillimet në veri të vendit, derisa shtoi se Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizatat “Mbrojtja Civile”, dhe “Brigada e Veriut”, si organizata terroriste.

“Qeveria jonë i ka shpallur organizatat e tyre “Mbrojtja Civile”, dhe “Brigada e Veriut”, organizata terroriste, strukturat ilegale po mbyllen, shërbimet e tyre po zëvendësohen me shërbime të mira e të drejta të institucioneve të Kosovës. Nuk ka amnisti sepse ajo do të ishte padrejtësi ndaj viktimave, qytetarëve dhe shtetit tonë pa dallim, ka respektim të rendit dhe të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti tha se fuqizimi i subjektivitetit të Kosovës është cak i programit qeveritar dhe punës së përditshme të tyre.

Kurti shtoi se Kosovën e duan në NATO dhe NATO-n në Kosovë.

“Vazhdojmë të besojmë që anëtarësimi jonë në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për organizatën dhe mekanizëm i duhur për qytetarët tanë. Ndërkaq, në asamblenë parlamentare të NATOS-s, vendi ynë me shumicë dërmuese të votave të delegatëve të shteteve anëtare të NATO-s, mori statusin e anëtarit të asociuar. NATO-n e duam në Kosovë dhe Kosovën e duam në NATO”, u shpreh Kurti ai.

Kurti gjithashtu tha se vendi ynë tanimë ka një pasaportë që na bën krenarë, e që po fuqizohet dita ditës.

“Nga janari qytetarët tonë po mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Shengen të Bashkimit Evropian, kjo pasi janë liberalizuar vizat. Shteti për të cilin jemi krenarë më në fund ka një pasaportë, më të cilën jemi gjithashtu krenarë si asnjëherë më parë, dhe e cila përherë e më shumë po fuqizohet e po njihet gjithandej”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu tha se në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë.

“Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha Kurti.

Ai ndër të tjera në fjalimin e tij ka falënderuar edhe popullin për, siç është shprehur ai, mbështetjen e dhënë.

Kurti tha se populli ia del edhe pa politikën e qeveritë, por sipas tij, politika e politikanët s’kanë kuptim pa popullin

“Populli ia del edhe pa politikën e qeveritë, por politika e politikanët, qeverisja e kuvendi, nuk kanë as kuptim pa popullin, në shërbim të së cilit është Lëvizja jonë e dashur, Vetëvendosje”, u shpreh Kurti.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
Judo -  Women's 48kg - Semifinal
Distria Krasniqi në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA