Uncategorized

Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim

November 30, 2023, 03:11

Samiti i Ministrave të OSBE-së i cili mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim. Qeveria aktuale korruptive BDI/LSDM ka caktuar vendorganizimin e këtij evenimenti pikërisht në sallën “Boris Trajkovski” ku para tre muajve u bë larja e parave korruptive në vlerë prej 1.8 milion eurove nga ana e kompanisë donatore të BDI-së e njohur si EUROVIA, e cila në rrethana krejtësisht të dyshimta dhe jo transparente e fitoi tenderin në fjalë!

Lëvizja BESA ngrit zërin dhe njoftoi edhe përfaqësuesit e OSBE-së për rastin në fjalë, sepse pikërishtë aty ku kjo QEVERI KORRUPTIVE BDI/ LSDM ju ka caktuar pritje për gosti, pikërishtë ajo sallë është modifikuar me para të taksapaguesëve të vendit tonë e që për ironi të fatit atë tenderin e fitoi kompania mike e BDI-s. Po ashtu, fiks tre luaj më parë, e informuam edhe opinionin se tenderin dyshues korruptiv prej 1.8 milion eurove për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” për Samiti i Ministrave të OSBE e fitoi biznes kompania klanore e BDI!

I bëjm thirrje OSBE që të interesohet si organizatë serioze europiane, e që ka kontribuar me dekada në vendin tonë se me çfarë mjetesh finansiare u bë zbukurimi i asaj salle, sa ka kushtuar ajo sallë dhe si është e mundur që pikërishtë biznes lobi i BDI-së e fitoi tenderin e caktuar.

Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente që të sqarohen dhe deklarohen se a kanë shprehur interesim dhe hetim për aferën e këtill korruptive duke filluar nga Prokuroria Publike, Komisioni për Anti Korrupsion dhe Revizioni Shtetëror, për t’u zbardhur e vërteta se si pikërisht nga gjithë kompanitë aplikuese në tender, u arrit që tenderin prej 1.8 milion eurove ta fitojë kompania donatore e BDI-së.  Institucionet përgjegjëse janë të obliguara urgjentisht dhe seriozisht të veprojnë për të ndriçuar rastit pa u ndikuar nga presionet politike që e vërteta e këtij mega tenderi dyshues dhe simptomatik që përmban elemente të një afere korruptive të sqarohet në tërësi!

Nëse ky krim heshtet tani, së shpejti do të vijë dita kur dikush tjetër do e zbardhë, por atëherë do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë ngjyer duart në krim.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në