Lajme

Ligjet për korridoret mbërritën në kuvend

Autori

Autori

Tetovarja

May 8, 2023, 02:05

Pavarësisht thirrjeve për të mos keqpërdorur flamurin evropian, Qeveria i dërgoi në Kuvend ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq pranon se teksti i ndryshimeve nuk ka të bëjë fare me përshtatjen me ligjet evropiane. Ai shton se vendimi i Qeverisë është thjesht politik dhe drejton gishtin kah “E Majta”.

“Ajo që mendoj se duhet të themi hapur është se ky vendim u mor për të penguar bllokadën e paligjshme nga “E Majta”– parti pro-ruse, parti anti-NATO, parti anti-BE që do të bëjë gjithçka për të penguar korridoret që janë regjistruar në rrjetet trans-evropiane dhe për një projekt të tillë të realizuar nga një kompani amerikane”, tha Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri arsyeton vendimin me regjistrimin e  Korridorit 8 në rrjetin trans-evropian që do bëhet më 16 maj. Më parë, sqarime shtesë mbi përdorimin e flamurit evropian kërkuan edhe nga delegacioni i BE-së ndërsa Mariçiq thotë se ka komunikim me shkrim. Delegacioni të premten shprehu shqetësim rreth përdorimit të flamurit evropian dhe sugjeroi se ai nuk duhet të përdoret për të anashkaluar debatin publik. Kryetari VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i bëri thirrje BE-së të reagojë përsëri.

“I bëj thirrje Zyrës së Komisionit Evropian në Maqedoni, i bëj thirrje ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian që gjatë ditës së sotme të prononcohen për atë që ka bërë sot Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së,” deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, thotë se nga Delegacioni i BE-së kanë kërkuar vetëm sqarime shtesë nga Qeveria për përdorimin e flamurit evropian. Ai pret që të mërkurën në seancë plenare të miratohet nevoja për ndryshime ligjore dhe më pas teksti të shqyrtohet në Komisionin që ai e drejton.

“Besoj se të gjitha partitë politike dhe deputetët nuk do të udhëhiqen nga synimi për të krijuar incidente dhe probleme në Kuvend. Unë nuk do ta lejoj këtë dhe do të bëj gjithçka që takimi të jetë në kuadër të asaj që parashikon Rregullorja e punës”, u shpreh Arbër Ademi, BDI.

Sipas autoriteteve, ndryshimet do të mundësojnë ndërtimin më të lirë të korridoreve dhe për një periudhë më të shkurtër. Ato i referohen ligjeve për marrëdhëniet e punës, për urbanistikën, ndërtimin, shpronësimin dhe për përcaktimin e interesit publik. /alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
kroaci-shqiperi-mbyllet-pjesa-e-1-1024x585
Euro 2024 | Kroaci-Shqipëri 0-1, pjesë e parë spektakolare
kombetarja
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA