Listat janë publikuar, kontrolloni nëse keni ma...

Listat janë publikuar, kontrolloni nëse keni marrë mbështetje financiare

Autori

Autori

Portali Tetova

March 6, 2023, 01:03

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e përfituesve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë.

Mjetet për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike do të paguhen më 13 mars 2023.

Në faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë publikuar (përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, kompensimi i veçantë, kompensimi për shkak të aftësisë së kufizuar, përfituesit e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër me ndryshime të përhershme në gjendjen e shëndetësore pa pasur nevojë për ekzaminim kontrolli dhe nuk shfrytëzojnë të drejtën e dëmshpërblimit për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe prindër të vetëm që janë të regjistruar përfitues të asistencës minimale të garantuar).

Në faqen e internetit të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (përfituesit e pensionit në shumë prej jo më shumë se 11.525 denarë në muaj, gjegjësisht në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muaj, si dhe përfituesit e të drejtës për kompensimin e dëmit fizik).

 

Në faqen e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (personat e papunë – shfrytëzues të së drejtës për sigurim material në formë të kompensimit në të holla).

Lista publikohet me qëllim që qytetarët të mund të bëjnë kontroll dhe nëse personi nuk është në listë dhe vlerëson se i plotëson kushtet si përfitues i së drejtës, mund të paraqesë kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikë Sociale, brenda tre ditëve nga publikimi i listave të përfituesve të mbështetjes financiare.

Ankesa mund të dorëzohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose përmes e-mailit: [email protected].

Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për ballafaqim me krizën energjetike do të hiqet nga uebfaqja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, faqja e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe faqja e Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut pas skadimit të tri ditëve nga dita e publikimit.

Lidhja me listat: http://bitly.ws/BcrC

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA