LSDM vazhdon ta mbështesë Merkon në Strugë

LSDM vazhdon ta mbështesë Merkon në Strugë

Autori

Autori

Portali Tetova

July 13, 2023, 01:07

“…duhet të ulen, të mendojnë se si do të vazhdojnë më tutje sepse të gjithë ata janë të zgjedhur nga qytetarët që t’i përmirësojnë dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve”, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së.

Kjo është porosia që kryeministri, njëherit edhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ua përcolli këshilltarëve socialdemokratë në Komunën e Strugës, kur kryetari Ramiz Merko u fut në listën e zezë të SHBA-ve. Por që atëherë asgjë nuk është dëgjuar nëse ata vazhdojnë ta bëjnë shumicën në Këshill bashkë me BDI-në apo nëse kanë reflektuar dhe nuk do ta mbështesin më. TV21 kontaktoi me kryetarin e degës së LSDM-së në Strugë. Na tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin për hir të interesit të qytetarëve.

“Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë për gjithçka që është në interes të qytetarëve. Obligim i organeve hetimore është që të hetojnë veprat e tij të dyshimta. Ne nuk jemi ata të cilët duhet të kërkojmë dorëheqjen e tij, sepse kryetari i komunës është zgjedhur nga qytetarët dhe vetëm ata mund të kërkojnë dorëheqje”, theksoi Aleksandar Poposki, kryetar dege i LSDM-së në Strugë.

I pyetur rreth kësaj, zëdhënësi i LSDM-së Darko Kaevski, rikujtoi fjalët e shefit të tij Kovaçevski, se si parti u kanë bërë thirrje këshilltarëve të tyre në Strugë që të mendojnë se si do të veprojnë më tej, por duke mos konkretizuar se cili është vendimi partiak.

“Ramiz Merko është zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta lokale. Siç thatë dhe ju, ai vendosë nëse do të jep dorëheqje. Ne nuk mundemi si parti politike apo si pushtet ekzekutiv t’i kërkojmë të jep dorëheqje. Apeli ynë ishte deri te këshilltarët që të mendojnë si do të veprojnë në të ardhmen”, u shpreh Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.

Përndryshe, dje, dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë njoftoi se këshilltarët e tyre nuk do të mbështesin asnjë vendim në komunë përderisa me të kryeson Ramiz Merko.

Partia e Merkos, BDI deri më tani nuk e ka kërkuar dorëheqjen e tij si kryetar komune, por vetëm i ka ngrirë aktivitetet partiake, me kërkesë të tij.

Merko u shpall non-grata nga SHBA-të për përfshirje në korrupsion dhe gjyqësor. Komisioni i Prokurorisë Publike ka vërtetuar se janë rreth 30 lëndë të regjistruara për Merkon në Prokurorinë e Strugës, Manastit dhe atë Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar. Kjo e fundit është duke punuar në pesë lëndë, në mesin e tyre edhe për blerjen e veturave për komunën e Strugës./TV21

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA