LSDM vendosi që të vazhdojnë bisedimet me ASH-n...

LSDM vendosi që të vazhdojnë bisedimet me ASH-në, formon grupin negociator

Autori

Autori

Portali Tetova

February 1, 2023, 09:02

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në pushtet mbrëmë ka vendosur që të vazhdojnë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët (ASH) për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar.

Sipas kësaj partie, bisedimet e mëtutjeshme do të udhëhiqen nga një grup punues në të cilin përveç kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sekretarit të përgjithshëm, Mile Zeçeviq, anëtarit të kryesisë qendrore dhe ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, ndërsa do të marr pjesë edhe koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Jovan Mitreski.

Bordi ekzekutiv i LSDM-së vlerëson se bashkëpunimi me ASH do të ofrojë vlerë të shtuar për qytetarët për disa arsye.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ka biseduar me liderin e ASH-së, Arben Taravari për hyrjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri.

 

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska pas seancës së kryesisë tha se bashkëpunimi i tillë me ASH-në do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe përparimit të shtetit, në rritjen e efikasitetit të Kuvendit, me qëllim marrjen e vendimeve për përmirësimin e standardit të jetesës me qytetarët, në përballjen me krizën energjetike dhe ekonomike, si dhe në zbatimin e ligjeve reformuese nga agjenda e BE-së, mbështetje më të madhe për partneritetin strategjik me SHBA-të dhe promovimin e marrëdhënie të mira fqinjësore.

LSDM vlerëson se kjo do të rrisë shumicën në Kuvend, dhe do të bëjë një diferencim të qartë nga VMRO-DPMNE dhe “E majta”. “Kjo do të thotë edhe rritje e shumicës parlamentare.

Është një hap përpara për zgjerimin e aleancës në mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat, hapat dhe vendimet e nevojshme, një diferencim i qartë nga dy partitë politike që janë kundër BE-së, si VMRO-DPMNE dhe E majta”, tha Kuzeska./INA/

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
guardiola
Guardiola: Nuk jam trajneri i Realit që të premtoj Champions
xhaka-shaqiri
Xhaka e Shaqiri në Serbi, presidenti i Federatës zvicerane flet për sfidën
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA