Lajme

Mbi 60 kompani morën pjesë në Panairin e Karrierës që u mbajt në UEJL

May 9, 2023, 06:05

Rreth 60 kompani të njohura kanë marrë pjesë në Panairin e Karrierës, që u mbajt sot (9 maj 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Qendrës së Karrierës.

Ngjarjen e shpalli të hapur, Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili falënderojë pjesëmarrësit, në veçanti kompanitë për interesin e treguar dhe studentët për pjesëmarrje.

“UEJL çdo vit bënë raport të punësueshmërisë, i cili u dërgohet të gjitha institucioneve në vend. Praktikë që nuk e bënë asnjë universitet tjetër në vend, por edhe në rajon.

Sipas këtij raporti, 65% e të diplomuarave, në një periudhë prej 6 muajsh pas diplomimit punësohen dhe nëse kësaj shifre i shtojmë edhe rreth 20% të atyre që me dëshirë nuk kërkojnë punë, pasi kanë përcaktime të ndryshme të karrierës, atëherë punësueshmëria e të diplomuarve tanë arrin në 83%. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe që e dallon Universitetin është se rreth 70% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve i takojnë sektorit privat”, theksoi Rektori Bexheti.

Panairi i Karrierës mbahet për të 16-tën herë dhe paraqet një mundësi të mirë për studentët për të u takuar me punëdhënës potencial, ku diskutojnë rreth mundësisë për të u punësuar, për t‘u angazhuar si praktikant dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanisë në fjalë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler