Mësues, bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni...

Mësues, bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos i plaçkisni familjet!

Autori

Autori

Portali Tetova

March 7, 2023, 02:03

Nga akademik Artan Fuga.
E them çdo 7 mars: mësues, sidomos mësuese, urime për festën e shkollës! Nuk është festa vetëm e mësuesit, por edhe e nxënësve, prindërve.

Mos merrni dhurata materiale, mos i pranoni, kthejini mbrapsht me ëmbëlsi, mos shkatërroni jo vetëm nderin tuaj profesional, por edhe figurën e mësuesit!

Bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos plaçkisni familjet!

Në asnjë vend të qytetëruar mësuesi nuk rrëmben gjoja dhurata nga nxënësit, buzëkuqe, brekë, orë të shtrenjta a të lira, këpucë, telefona, lekë në dorë, sepse ky është degradim moral i shoqërisë dhe i shkollës.

 

Nxënësit jua japin, por nuk ka të bëjë me rolin e ndritur të mësuesit, kur rriten a shkojnë në stade të tjera e kujtojnë këtë gjest me neveri!

Është një vjedhje, hajdutëri, e fshehur gjoja pas respektit!

Pranoni vetëm një urim, një gjethe peme, një shtrëngim duarsh, një këngë, një fjalë, por mos hyni në moralin sundues të një plaçkitjeje masive, të ndyrë, të bekuar edhe nga institucionet, sepse torbat dhe qeset që keni në duar sot janë grushte që i jepni edukatës!

Unë sot botoj çdo foto ku paraqiten mësues me torbat e qese dhuratash të ndyra!

M’i dërgoni!

Faleminderit!

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA